Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH sqarohet për punonjësit serbë: U punësuan pas shuarjes së strukturave paralele

Lajme 24/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

(I plotësuar) – Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar pas raportimit të Gazetës Shneta lidhur me 22 zyrtarët serbë në Spitalin e Mitrovicës në veri, të cilët janë paguar për një vit rroga të plota pa asnjë ditë punë. Kjo i ka kushtuar buxhetit të Kosovës afër 100 mijë euro

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se nga 22 punonjës, një prej tyre është stomatolog dhe pjesa tjetër infermierë dhe teknikë. Punësimi i tyre është pjesë e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shuarjen e strukturave paralele, shkruan Gazeta Shneta.

Sqarimi i plotë i MSH-së:

Në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shuarjen e strukturave paralele serbe në veriun e Kosovës dhe integrimin e tyre në institucionet publike, vendim ky që ka vlejtur për të gjithë sektorët dhe jo vetëm për shëndetësinë, në janar të vitit 2015, 22 pjesëtarë të komunitetit serb kanë lidhur kontratë pune me afat të pacaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, bazuar në Ligjin e Punës.

Ky numër, në përbërje të së cilit janë 1 stomatolog dhe pjesa tjetër infermierë dhe teknikë mbështetës, sipas kontratës së punës, janë punësuar në institucionet shëndetësore në veri të Mitrovicës, siç është Spitali i pjesës veriore.

Ata i kanë nënshkruar kontratat bashkë me “Deklaratën para integrimit” me të cilën deklarohen se janë të gatshëm të transformohen dhe integrohen në kuadër të institucioneve shëndetësore të Kosovës, duke u pajisuar me dokument identifikimi të Republikës së Kosovës dhe duke aplikuar edhe për licencim në MSh.

Si çdo institucion tjetër, edhe MSh, është e obliguar t’i adresojë në mënyrë sa më të përgjegjshme rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit me qëllim të përmirësimit të peformancës.

Me respekt,

Divizioni i Komunikimit me Publikun-MSh

/————————————————————————————————————/

MSH pagoi afër 100 mijë euro për 22 zyrtarë serbë pa asnjë ditë punë në Spitalin e Mitrovicës

Ministria e Shëndetësisë ka paguar rroga afër 100 mijë euro për 22 zyrtarë serbë, por të cilët nuk e kanë asnjë ditë punë në Spitalin e Mitrovicës

Ministria e Shëndetësisë ia ka pa sherrin marrëveshjes së Brukselit e cila parashihte rekrutimin e ish-anëtarëve të “Mbrojtjes Civile” në veri të Mitrovicës, në institucionet e Kosovës. Kjo marrëveshje ishte rregulluar edhe me ligj në vitin 2015, ndërsa kishte obliguar ministritë dhe agjencistë që të sistemojnë këta persona nëpër institucione në komunat veriore.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se MSH kishte punësuar 22 persona nga ish-Mbrojtja Civile, por të njëjtit janë paguar për asnjë ditë punë gjatë vitit të kaluar, shkruan Gazeta Shneta.

“Në MSh pas një procesi të rekrutimit me akt emërime ishin integruar 22 nëpunës të komunitetit serb ish pjesëtarë të ‘Mbrojtjes Civile’. Zyrtarët e lartcekur në vitin 2018, nuk ishin paraqitur në vendin e punës në Spitalin e Mitrovicës ku ishin përcaktuar me aktemërime, siç i obligon Ligji i punës Nr. 03/L-212 dhe kontrata e punës, përderisa ministria i kishte bërë pagesën e pagave të tyre në shumë të plotë. Vlera e paguar për shpenzimet e pagave për vitin 2018, për 22 zyrtarë ishte 97,733€”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sipas raportit, kjo ka ndodhur për shkak se nuk ka kontrolle menaxheriale për të siguruar se të gjithë nëpunësit publik do të jenë të pranishëm në vendin e punës gjatë orarit të punës.

ZKA ka rekomanduar ministrin Uran Ismaili që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar vijueshmërinë në punë të këtyre punonjësve, ndërsa nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë ky problem duhet të diskutohet në nivel të Qeverisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNëna shqiptare pa në ëndërr vdekjen e 6 anëtarëve të familjes së saj
Artikulli i rradhës Razije Musa: Aktivitetet më të mira për nënën dhe beben gjatë verës

Ju sugjerojmë

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.