Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika e Pediatrisë do të lidhet me urë me Kirurgjinë e fëmijëve

Lajme 25/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë shpejt fëmijët kosovarë të cilët do të kenë probleme shëndetësore do të kenë kushte tërësishtë të tjera për mjekimin e sëmundjeve të tyre. Klinika e Pediatrisë në QKUK brenda disa muajve do të ketë një mbështetje të madhe profesionale për trajtimin e fëmijëve. Afër saj tashmë është ndërtuar spitali i Kirurgjisë Pediatrike me një hapësirë prej 10 mijë metra katrorë.

Ky spital që do të ketë një kapacitet prej 100 shtretërve do të ketë edhe shërbime laboratorike, diagnostike, mjekim intensiv, salla operative dhe çdo gjë tjetër, në mënyrë që fëmijëve tanë t’iu ofrohen shërbime sa më profesionale dhe të mos kenë nevojë më që të kërkojnë trajtim diku tjetër.

Ndërtimi i vrazhdë tashmë ka përfunduar kurse së fundmi ka nisur të bëhet edhe lidhja me urë në mes të Klinikës së Pediatrisë dhe ndërtesës së re të Kirurgjisë Pediatrike. Kjo po bëhet në mënyrë që të mos ketë nevojë që pacientët e vegjël të dalin jashtë klinikës për të shkuar në klinikën tjetër për shërbime mjekësore.

Sipas dinamikës së punimeve ky spital do të jetë i gatshëm për shërbime shëndetësore për fëmijët në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Spitali Pediatrik-Kirurgjik pritet të jetë nga ndërtesat më moderne me shërbimet më të sofistikuara për fëmijë.

Artikulli paraprakA gabojnë nënat nëse i ushqejnë bebet me ujë të sheqerosur
Artikulli i rradhës Përjetimet e nënës gjatë lindjes së dytë

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.