Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e vëmendjes së nënës për një fëmijë është një plagë në shpirt

Jetë 25/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mungesa e vëmendjes së nënës për një fëmijë është një plagë në shpirt që nuk shërohet kurrë, as kur rritet. Dhimbja e shkaktuar nga mungesa e vëmendjes së nënës shkon përtej lëkurës, hyn në zemër dhe hedh rrënjë të thella që nuk mund të zhduken. Sa e rëndësishme është figura e nënës?

Një fëmijë i vogël që thërret nënën e tij është një skenë shumë e zakonshme që i referohet shumë më shumë se një vullneti të thjeshtë. Është një kërkesë për ndihmë, mbrojtje dhe konfirmim të dashurisë së pakushtëzuar. Pavarësisht sa vjeç jemi, kur ankthi bëhet i padurueshëm, e vetmja gjë që mund të na qetësojë është siguria dhe ngrohtësia e përqafimit të nënës.

“Sepse barku i nënës shëron, qetëson dhe na shpëton, sepse na sjell përsëri në ndjenjën se asgjë e keqe nuk mund të ndodhë, ashtu si në shtatzëni. Të mbrojtur, të ushqyer mirë, të sigurt në heshtjen e një bote që na përgatit për kontaktin e parë me ajrin”.

Nëna është burimi i parë i dashurisë

Ne vijmë në botë plotësisht të varur nga nëna. Ne nuk do mund të flisnim dhe ecnim nëse nuk do të ishte ajo, ne nuk do të ishim në gjendje të mbijetonim. Ky mekanizëm natyror na lidh me dashurinë e nënës në një mënyrë jashtëzakonisht madhështore dhe sublime.

Ajo fshin lotët tanë dhe na vë në gjumë, na mban të përqafuar kur ndiejmë dhimbje, kujdeset për ne nëse jemi të sëmurë. Dhe edhe nëse me kalimin e kohës fitojmë më shumë pavarësi, gjithmonë do të mbetet parajsa jonë e sigurt. Dhe kjo varësi emocionale ka një peshë të madhe, shumë të madhe në formimin e një personi.

Çfarë shkakton mungesa e vëmendjes së nënës

Mungesa e vëmendjes së nënës lëndon më shumë se çdo plagë tjetër në këtë jetë. Nëse kjo është neglizhencë, mungesë ose sjellje e zemëruar, përfundimi nuk ndryshon. Sepse një fëmijë nuk është në gjendje të kuptojë kufizimet e nënës së tij dhe pastaj përfundon duke besuar se depresioni, apo ndonjë vështirësi tjetër që ndikon në mënyrë efektive tek nëna, është në fakt mungesa e dashurisë.

Për këtë arsye, ai do të priret të fajësojë veten, ai do të ndihet i pafuqishëm dhe do të hyjë në një kompleks inferioriteti që ai do ta mbajë përgjithmonë me vete.

Braktisja e babait shkakton një plagë në shpirt, por ajo e një nëne nuk mund të shpjegohet. Ju mund të tejkaloni problemet fizike, fundin e marrëdhënieve dhe më shumë, por braktisja e nënës tuaj është një plagë që nuk do të mbyllet kurrë. Ne duam më shumë se çdo gjë tjetër në botë dashurinë e asaj që na mbajti për 9 muaj në bark, që na dha jetë dhe që u zgjodh të kujdeset për ne.

Merrni përgjegjësinë

Përpiquni të kontrolloni zemërimin para fëmijës tuaj, jini të duruar dhe kujdesuni për veten. Mundohuni ta kuptoni dhe kaloni kohë me të. Vlerësoni dhe mbrojeni atë, sepse një nënë është personi më i rëndësishëm dhe më i veçantë që një fëmijë mund të ketë përkrah. Mungesa e vëmendjes së nënës lidhet ngushtë me përgjegjësinë, ky kordon kërthizor kaq i mrekullueshëm nuk duhet të pritet kurrë, pavarësisht vështirësive ekzistenciale. Për një fëmijë, përqafimi i ngrohtë dhe i butë i nënës është njësoj si gjaku në vena.

Artikulli paraprakPërjetimet e nënës gjatë lindjes së dytë
Artikulli i rradhës Cilët persona rrezikojnë më shumë të lindin fëmijë me çrregullime

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.