Ministria e Shëndetësisë ka emëruar Bordin e ri për licencimin e profesionistëve shëndetësor, me çka ka filluar edhe nënshkrimi i certifikatave të profesionsitëve shëndetësorë të cilët kanë qenë duke pritur që disa javë. Emërimi i Bordit vjen pas interesimit të Gazetës Shneta
Rreth 40 profesionistë shëndetësorë të rinj kanë qenë në pritje për disa javë për nënshkrimin e certifikatave të licencës nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo pritje ndodhi për shkak të skadimit të mandatit të Bordit për licencimin e profesionistëve shëndetësorë. Për pasojë mjekët e rinj nuk mund të pajiseshin me licencat nga Odat përkatëse, si dhe humbjen e mundësisë për aplikim në punë në disa konkurse, shkruan Gazeta Shneta.
Këta profesionistë shëndetësorë, shumica prej tyre mjekë të përgjithshëm, stomatolog, mjekësi emergjente dhe infermieri, u bënë bashkë me një deklaratë ku kërkonin nga MSH përshpejtimin e emërimit të Bordit në mënyrë që të nënshkruheshin licencat e tyre.
Arbona Sadiku; Besnik Beqiri; Alban Palushi; Liridona Sulejmani; Besa R. Sutaj; Edona Perteshi; Besa R. Sutaj; Liridona Krasniqi; Pranvera Sopa; Anil Esler; Valon Bellanica; Lorina Rruka; Fabiona Çitaku; Granit Dermaku; Pranvera Bajrami; Edonis Leka; Ergon Ismajli; Ergon Ismajli; Vehbi Salihu; Albina Alaj; Agon Bytyqi; Edona Perteshi; Fjolla H. Gashi; Erblina Sejdiu; Elnora Sejdiu; Zoje Gllavica; Valëza Hamza; Kushtrim Kodra; Uran Mulhaxha; Pleuritë Popaj; Krenar A. Avdijaj; Edona Devaja; Aulona Frangu; Ylli Rashiti; Alban Devaja; Ernesta Muhaxhiri; Arlind Ferati; Sabina Susuri; Edmond Islamaj; Dardan Ferizi; Enisa Jashari; Arbnora Shaqiri; Arbnora Shaqiri.
“Ne kërkojmë nga ministri i Shëndetësisë Z. Uran Ismaili që ta zgjidh këtë çështje ose ta caktoj një zyrtar përgjegjës për t’i nënshkruar certifikatat tona. Ndryshe do të vazhdojmë të mbesim pezull për një nënshkrim, nuk do të mund të aplikojmë për licenca në Odat përkatëse ose për vende pune”, thuhej në deklaratën e tyre. Ata paralajmëruan madje edhe protesta.
Por Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarr veprime pas interesimit të Gazetës Shneta lidhur me këtë problem të profesionistëve të rinj. MSH sot ka njoftuar me përgjigje zyrtare se Bordi i ri është emëruar dje dhe tashmë ka nisur nënshkrimi i certifikatave.
“Bordi i ri për licencim është emëruar këtë javë dhe të gjithë profesionistët shëndetësorë kanë nisur që të marrin çertifikatat e tyre të licencës të nënshkruara. Bordi i ri do të vazhdoj punën e tij në bazë të detyrave dhe përgjegjësive profesionale që ka dhe asnjë nga profesionistët shëndetësorë nuk do të ketë nevojë që të pres për certifikatat e tyre për aplikuar për vendet e reja të punës që po hapen në sektorin shëndetësor”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të MSH-së. /Gazeta Shneta/