Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bebja që duket si kukull, nëna tregon si arrin t’ia mirëmbajë flokët

Jetë 01/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një vajzë e vogël, e cila ka lindur me kokën plotë me flokë, zakonisht ngatërrohet me kukull porcelani, teksa del në rrugë me të ëmën, për shkak të flokëve dhe lëkurës së bardhë e të ndritshme.

32-vjeçarja Katie Canham, tregon se vajza e saj 5 muajshe, Dolly, lindi me shumë flokë të gjatë dhe të errët, ndërsa tani flokët i kanë shkuar deri tek shpatullat.

Gruaja, e cila është nënë e katër fëmijëve, nga Londra, tregon se e vogla është nën një “regjim të rreptë bukurie”, për të mbajtur flokët nën kontroll.

Katie thotë: Duhet ta laj me shampo për bebet çdo ditë dhe duhet ta kreh në mënyrë të rregullt, pasi në të kundërt, del jashtë kontrollit. Floku i saj është aq i trashë saqë shpesh edhe ngatërrohet, bëhet gongël. Duhet të tregoj shumë kujdes për to.

Mund të bëj modele të ndryshme me flokët e saj. Janë kaq të bukur dhe nuk dua t’ia pres, por t’i lë të rriten. Nuk e shpjegoj dot sa shumë më pëlqejnë dhe se sa e mrekulluar jam nga flokët e vjazës time”.

Katie, e cila është nënë e 10 vjeçarit Archie, 7-vjeçares Ellie dhe 18 muajshit Reggie, shton: Njerëzit më ndalojnë gjatë gjithë kohës kur dal në rrugë me të. Shumë prej tyre më thonë se ngjan si kukull porcelani, veçanërisht kur e shikojnë duke fjetur. Një person një herë më ndaloi dhe më pyeti nëse ishte apo jo fëmijë i vërtetë. Flokët e saj janë shumë të veçanta dhe kjo është diçka për të cilën unë jam krenare. Edhe fëmijët e tjerë të mi kanë pasur flokë, por pas muajit të tretë u binin. Dolly është tërësisht ndryshe”.

Baluket i bien Dollyt mbi sy dhe gjatësia e tyre arrin gati tek shpatulla, nga të dyja anët. Nga ana tjetër, nëna e vajzës, Katie, tregon se ka pasur dhimbje të forta, si djegie në zemër, gjatë shtatzënisë.

Sipas ekspertëve, është normale që nënat të kenë djegie në zemër apo në stomak, gjatë kohës që fëmijëve të tyre u dalin flokët, teksa janë ende brenda mitrës. Sipas tyre, shkalla e dhimbjes së zemrës apo stomakut, është në varësi të sasisë së flokëve që i dalin fëmijës, e me sa duket, Katie ka duruar shumë.

 

Artikulli paraprakParashikimi i motit për këtë javë nga Instituti Hidrometeorologjik
Artikulli i rradhës Ta dashurosh profesionin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.