Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshillë nga mamia Razije Musa : Mos i ekspozoni fëmijët ne zhurma të mëdha

Jetë 08/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mamia me përvojë nga Materniteti I Londrës , ka postuar ne rrjetin social “Facebook” një këshillë shumë të dobishme për nënat e reja.

Ky është postimi i saj, shkruan GazetaShneta:

MOS I EKZPOZONI FËMIJËT NË ZHURMA TË MËDHA

Të dashura nana, bota në të cilën jetojmë sot është e rrethuar me zhurmë,nëse dalim në rrugë janë veturat dhe ambienti, nëse qëndrojmë në shtëpi janë zhurmat e pajisjeve shtëpiake, në shumicën e rasteve këtyre i shtohen edhe zhurmat e ndërtesave të mëdha në afërsi që vazhdimisht janë duke u ngritur më lartë,të gjitha këto krijojnë ndotje të madhe akustike.

Kam filluar të shqetësohem për ekspozimin e fëmijëve në zhurma të mëdha sidomos të atyre nëpër ahengje familjare dhe gjatë vozitjes në veturë. Kam parë fëmijë shumë të vegjël, bebe, afër të cilëve binte tupani me sa kishte forcë tupanxhiu dhe kam parë bebe në veturë prindërit e të cilëve kishin lëshuar muzikë me zë të lartë dhe e shijonin udhëtimin.

 

Në të dyja rastet u është bërë dëm bebeve të vogla , zhurmat e mëdha mund të dëmtojnë dëgjimin e tyre, në rastet e ahengjeve me njerëz shumë dhe me zhurma të mëdha mund të shkaktohen trauma te bebja sepse ai nuk është i përgatitur për një situatë të tillë. Një bebe që nuk qanë nuk do të thotë se po e përjeton mirë zhurmën dhe numrin e madh të njerëzve të panjohur .

Unë këshilloj që t’i kurseni fëmijët ndaj zhurmave të mëdha. Keni kujdes edhe në shtëpi largoni fëmijët kur punoni me pajisje që bëjnë zhurmë, nëse e keni të pamundur atëherë paralajmëroni që do e ndezni tharësen e flokëve, blenderin apo fshesën e rrymës është me rëndësi që ai të e pres zhurmën e jo t’i vie papritur dhe koha e ekspozimit të mos jetë e gjatë.

Me dashuri, Razija.  /GazetaShneta/

Artikulli paraprakPagjumësia – njëri nga shkaktarët e mbipeshës
Artikulli i rradhës Pse gratë shtatzëna djersitin shumë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.