Mushkonjat jane ato të cilat shkaktojnë kruarje dhe alergji e ndonjëherë edhe infeksion.
Nëse dëshironi t’i shmangni ato , atëherë ndiqni këto sugjerime , shkruan albanianews24, transmeton GazetaShneta
- Hudhra: Insektet janë të ndjeshme ndaj erës së hudhrës, të cilën e ndjejnë përmes lëkurës së njeriut.Nëse planifikoni të dilni në natyrë , hudhra është një zgjedhje e përkryer.
- Qumësht: Thumbimi i insekteve dhe djegia nga dielli do të qetësohen nëse lyhen me përzierjen e qumështit, ujit dhe kripës. Nevojitet vetëm një sasi e vogël e kësaj përzierje në vendin e thumbimit nga mushkonja ose në vendin e djegur nga rrezet e diellit.
- Qepa: Përveç hudhrës edhe qepa në mënyrë të suksesshme largon insektet. Kjo është një arsye e mjaftueshme që ta përfshini qepën në menynë verore.
- Lëvoret e agrumeve: Portokalli dhe limoni kanë aromë freskuese për hundën e njeriut, mirëpo për mushkonjat nuk janë aspak të këndshëm.
- Uthulla e mollës: Ngjashëm sikurse hudhra, lëkura juaj do të prodhojë aromën e uthullës të cilën mund ta ndjejnë vetëm insektet.
- Vanilja: Aroma e vaniljes nxit disponimin, por jo edhe të mushkonjave. Nëse qitni në lëkurë disa pika të ekstraktit të vaniljes të përzier me ujë, do të kënaqeni pa u shqetësuar në ajrin e freskët të mbrëmjeve verore. /AlbaniaNews


