Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vogëlushi hypën në kulm të spitalit nga frika se po bëhet synet

Jetë 12/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një djalë 5 vjeç në Indonezi hipi në kulmin e një klinike mjekësore dhe refuzoi të zbriste, pasi prindërit e çuan për ta bërë synet.

Vogëlushi iku nga klinika dhe u ngjit në çatinë e ndërtesës ku ishte duke qëndruar, duke refuzuar që të zbriste për dy orë, transmeton Gazeta Express.

Dr. Anik Sutari tha se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, prej se punon në qytetin e Serang, kryeqytetin e provincës Banten, në ishullin indonezian të Javas.

Ajo e fotografoi vogëlushin dhe e shpërndau fotografinë në Facebook, duke thënë se nuk dinte çfarë të bënte. “Përgjatë gjithë historisë time profesionale, prej 20 viteve punë, kjo është hera e parë që kam parë një fëmijë të ikën në maje të çatisë”, tha Dr. Sutari, shkruan Daily Mail.

Prindërit e vogëlushit dhe mjekja, u desh të tregoheshin shumë të kujdesshëm ndaj vogëlushit të frikësuar, pasi kishte mundësi që ai të binte nga çatia duke tentuar të ikte prej tyre.

Dr. Sutari tha se pas dy ore tentim, prindërit e thirrën mësuesin e vogëlushit me të cilin kishte shumë marrëdhënie të mirë. Ajo tha: “Është e vërtetë… Sapo erdhi mësuesi, me pak tentim, vogëlushi më në fund zbriti poshtë”.

“Dhe çka është më e mira, ai hyri vetë në klinikë për t’u bërë synet dhe u shtri vetë në shtratin e klinikës, pa e detyruar apo lutur shumë”, tha ajo, transmeton Gazeta Express.

Artikulli paraprakHistoria dhe suksesi i mjekut nga Kosova i cili emigori dy herë
Artikulli i rradhës 6 gjërat e klitorisit që të gjithë duhet t’i dinë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.