Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Adoleshentët ngacmojnë seksualisht 8-vjeçaren nga Durrësi

Jetë 20/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arapaj të Durrësit në datën 4 korrik, pra rreth dy javë më parë, por vetëm ditën e sotme u bë publike.

Policia thotë se vajza e mitur dhe dy djemtë 16 dhe 13 vjeç kanë qenë fëmijë nga e njëjta lagje, por ngacmimi dyshohet se ka ndodhur brenda territorit të shkollës.

Ka qenë nëna e vajzës e cila së bashku me të bijën ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin por për fat të mirë pas vizitës mjekësore që i është bërë vajzës, ka rezultuar se me të nuk janë kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas policisë, arsyeja e mungesës së informimit të mediave ka qenë për të mbrojtur vajzën e vogël ndërsa u ka kërkuar atyre që të shmangin publikimin e identitetit të vajzës për të mos ndikuar tek ajo.

Nga ana tjetër njëri prej adoleshentëve është arrestuar ndërsa tjetri po ndiqet në gjendje të lirë.

Rasti është këmbanë alarmi për nënat e reja, të cilat me të drejtë duan që fëmija të dalë dhe të luajë në lagje me fëmijët e tjerë, por kjo tregon se ata kurrë nuk duhen lënë pa mbikëqyrje.

Kujtojmë se kohët e fundit në vendin tonë ka pasur disa histori ngacmimesh dhe përdhunimesh seksuale (si rasti i 14-vjeçares në Kavajë, e cila u përdhunua nga një grup adoleshentësh), madje edhe raste incestesh (si ai i vajzës në Lezhë që u përdhunua nga i ati).

Përnënat.al ka një thirrje për të gjitha ju nëna që keni fëmijë të mitur, qofshin vajza apo djem: Mos i lini fëmijët tuaj në asnjë moment pa mbikqyrje, informojini ata për rrezikun që mund të kenë duke i nxitur të tregojnë për çdo lloj ngacmimi seksual, sado i vogël të jetë ai. Dhe mos injoroni kurrë asnjë shenjë të sjelljes së fëmijës suaj, pasi sipas sociologëve në Shqipëri, shumë raste të abuzimeve ndodhin këtu por ato nuk tregohen. Jini vigjilente!/pernenat

 

Artikulli paraprakE thotë shkenca: Nënat që kanë përkrahje familjare rrisin fëmijë më të aftë
Artikulli i rradhës Fjalët e para të fëmijës diktojnë të ardhmen e tij

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.