Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E thotë shkenca: Nënat që kanë përkrahje familjare rrisin fëmijë më të aftë

Jetë 20/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

E dijmë se të pasurit të një rrethi mbështetës si prindër të rinj është një bekim i vërtetë. Pasja e përkrahjes së njerëzve që I duam dhe u besojmë është një udhëtim grandioz në jetë që ndikon tejet mase shumë edhe në shëndetin mendor të një nëne.

Studimi I publikuar në “JAMA Netëork” tregon se nënat që kanë një rreth të shëndetshëm familjar dhe shoqëror, do të lindin foshnje me tru të zhvilluar, transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit gjetën se kur nënat kanë një rrjet suportiv, fëmijët e tyre tregojnë performancë të mirë në testet e njohjes. Mesatarisht, nënat e studiuara kanë raportuar të kenë 3 deri në 4 persona në rrethin e tyre suportiv.

Kurse nënat që kishin më pak të njohur, fëmijët e tyre shënuan pikë më të ulëta në testim, shkruan “The Conversation”.

Duke e tejkaluar kontekstin e një rrethi familjar, gratë që janë në një raport pune po ashtu asociohen me një jetë familjare ku fëmijët tregojnë arritje të mëdha. Kjo ndikohet nga përvoja e gjerë e nënës e mbushur me eksperienca të marra në fushën e punës.

Studimi thotë se kjo përkrahje, përpos që është emocionale ajo në fakt është edhe shumë e vërtetë dhe reale. Nënat me shoqëri të madhe mund të kërkojnë ndihmë nga miqtë ose familjarët që të përkujdesen për fëmijët, t’u bëjnë pazarin në një ditë shumë të zënë etj.

“Këto burime mund të ulin tej mase nivelin stresues të jetës dhe të përmirësoj shëndetin mental të një gruaje, e gjë automatikisht ndikon edhe në atë të të vegjëlve të saj”, ka thënë kryesuesi i studimit LeËinn.

Nëse doni të krijoni një grup të tillë edhe ju, atëherë mund të ndiqni 3 hapat e mëposhtëm:

– Regjistrohu në një grup: Hulumto për të gjetur ndonje grup nënash të cilat bëjnë aktivitete të ndryshme së bashku. Nëse nuk gjen, atëherë merr masa të hapësh një të tillë vetë. Do të habitesh nga numri I nënave që do shtohen.

– Kërko ndihmë online: Shfrytëzo burimet e pafundme të internetit për të gjetur këshilla apo evente që bëjnë bashkë grupe nënash.

– Gjeje hobin tënd: Mund të jetë noti, një klasë Zumba, ecja në natyrë, pazari për shtëpi… Gjithcka mund të shërbejë si një formë relaksi, të cilën mund ta shfrytëzoni për të relaksuar mendjen tuaj./GazetaShneta/

Artikulli paraprakDr. Blerim Syla: Infermierët që shkojnë në Gjermani do të kujdesen për pleq
Artikulli i rradhës Adoleshentët ngacmojnë seksualisht 8-vjeçaren nga Durrësi

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.