Thoni kismet ose thjesht koicidencë: një foshnje vajzë ka lindur në SHBA më datën 11 të muajit 7, në ora 7 e 11 minuta dhe me peshë 7.11 pounds (3.22 kg).
‘USA today’ shkruan se kompania ‘7-Eleven’ pasi ka kuptuar lajmin për lindjen e vajzës J’Aime Brown nga nëna Rachel Langford, ka vendosur që t’i jap dhuratë 7 mijë e 111 dollarë që ta paguaj kolegjin kur të rritet, transmeton Gazeta Shneta.
Nëna Rachel ka deklaruar për media se gjatë shtatzënisë disa herë e kishte shikuar datën 11.07 në kalendar kur ka lindur foshnjën, por nuk iu kishte dukur e veçantë.
“Kam menduar se është diçka e çuditshme dhe nuk e kam parë si diçka me kuptim. Përveç datës disa herë gjatë shtatzënisë e kam shikuar edhe orën pikërisht në 7:11 minuta”, ka deklaruar Langford.
Kompania ‘7-Eleven’ poashtu do të dhurojë edhe pelena dhe gjëra të tjera për foshnjën. /Gazeta Shneta/