Po të ndaleni dhe të mendoni për të gjitha mikeshat tuaja, do të jeni në gjendje që ta identifikoni nevojën që secila nga to ua përmbushë. Dhe po t’i pyesim ato për rëndësin tënde si mike e tyre, pa dyshim se edhe ti mbush një hapësirë për to që askush tjetër nuk mund ta bëjë.
Të pasurit një shoqëri të shëndetshme nuk është një gjë që vlen për të gjithë; të gjithë kemi shokë të ndryshëm dhe shoqëri të ndryshme, transmeton Gazeta Shneta.
Kur je në krizë, kur don ta ndashë një histori të cmendur, or kur të duhet një këshillë konktrete, ti me siguri e di se kë duhet ta thërrasësh. Ti nuk do e ftoje mikeshën tënde më të cmendur për t’ia çarë hallin se fëmija nuk po tregon sukses në shkollë në 2 të mëngjesit; as nuk mbaje fjalim filozofik mbi rëndësinë e amësisë me një mikeshë që vetëm ka nevojë per aventura dhe zbavtije, shkruan Motherly.
Andaj, më poshtë po listojmë 5 llojë të mikeshave që secila nënë duket t’I ketë në mënyrë që jeta e saj të jetë e përmbushur:
- Ajo që gjithmonë ta ruan shpinën
Kjo është ajo mikesha që qëndron në anën tënde edhe kur të dyja e dini mirë se ti je gabim. Kjo mike do të përballet më këdo , në cfarëdo orë dhe në kudo vendi. Ajo është fansja jotë numër një që beson në ty, edhe kur t’i nuk beson në vete. Këto janë mikeshat që bëni mirë të mos i merrni si të mirëqena. Nëse duke e lexuar këtë shkrim, po e mendoni atë, shfrytëzoje rastin ta thërrasësh dhe ta falenderosh…
- Aktorja e komedisë
Në momentet kur duket se bota po të shembet, gjëja e vetme që të duhet për të ruajtur mendët e kokës është një e qeshur me histerinë më të madhë. Ju e keni këtë mikeshë. Qeshni deri sa të urinoni mbathjet; qeshni me stilin qesharak të jetës që po e bëni, se sa keq jeni menderosur. Ju qeni me të, qeshni me veten, por nuk ka rëndësi. Vetëm qeshni dhe do ndiheni më mirë.
Kjo mikeshë gjithmonë do ju bëjë ta shihni problemin me një sy më pozitiv.
- Avokati i djallit
Kjo është mikesha që t’i e fton kur të duhet që të të përplaset e vërteta për fytyre. Ti e di se ajo nuk do ta fshehë të vërtetë nën fjalët e ëmbla por do të ta kërcasë nëse ti vetes nuk mund t’ia bësh. Kjo është një nga shoqëritë më sfiduese për t’u pasur por duhet të përpiqeni që të ndani me njëra-tjetrën një komunikim të hapur dhe ta pranoni se secila keni mendimet tuaja.
- “Plaka e moçme”
Të gjitha ne kemi nevojë për një mike e cila është e informuar në çdo aspekt më mirë seç jemi vet. Nëse kërkon këshilla për ndonjë recetë kuzhinë, të rregullosh rrotën e veturës apo nuk ia thua me faturat e bankës, atëherë kjo është mikesha që ti do e thërrasësh. Ajo do hulumtojë për rastin deri në vdekje dhe deri sa ta gjejë përgjigjen e problemit.
- Lidhje e menjëhershme
Edhe po s’besuar në dashuri në shikim të parë, bëni mirë të besoni se kjo gjë ndodhë me të vërtetë në raportet mes shoqërisë së vajzave.
Ka njerëz në këtë botë që janë krijuar për të qenë së bashku. Ndoshta e kaluara juaj është e ngjashme sa që ju duket se keni jetuar jetë paralele apo jeni aq të ndryshme sa tërheqja nuk ju lë të shkëputni kontaktet. Kjo është mikesha që sado larg dhe për sa gjatë të rrini me njëra-tjetrën, në takimin e parë do të ndiheni se nuk jeni ndarë kurrë.
Nëse jeni një nënë që i keni këto mikesha, apo e keni një që përmbushë të 5 tiparet atëherë jeni me shumë fat. Mos i humbisni për asgjë në botë./Gazeta Shneta/