Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK demanton Spitalin e Gjakovës: S’kemi dhënë urdhër për pezullimin e programit elektiv

Lajme 22/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”, ka vendosur që gjatë muajit korrik dhe gusht të pezullojë të gjitha operacionet elektive. Shefi i repartit të kirurgjisë Dr. Idriz Alija ka thënë se vendimi është marr me urdhër të ministrisë, por kjo deklaratë e tij është demantuar nga SHSKUK dhe vet drejtori i Spitalit

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” ka marr vendim që të pezullojë programin elektiv nga data 8 korrik deri më datën 8 shtator. Shefi i repartit të kirurgjisë Dr. Idriz Alija, ka deklaruar se me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtorisë së spitalit, operacionet e ftohta janë pezulluar deri në shtator, shkruan Gazeta Shneta.

“Me urdhër të drejtorisë dhe me vendimin që ka ardh nga ministria, nga data 8 e këtij muaji deri më datën 8 shtator me i ndal operacionet e ftohta siç njihen në popull hernia, ulicista. Kjo vlenë për krejt departamentin kirurgjik, kirurgji, urologji dhe ortopedi. Përjashtim bëjnë rastet urgjente për të cilat nuk ka ndalesë”, ka deklaruar Alija për tv syri.

Por në fakt ky pezullim i operacioneve po del të jetë vendim krye në vete i spitalit të Gjakovës pasi nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nuk e kanë në kompetencë të lëshojnë këso urdhëra apo vendime, ndërsa SHSKUK deklaron se janë në dijeni për pezullimin e operacioneve.

“Drejtoria e SHSKUK nuk ka dhënë urdhër për ndërprerje të operacioneve, e as nuk është informuar nga drejtoria e spitalit të Gjakovës për një ndërprerje të tillë. Në QKUK dhe klinikat e saja po kryhen normalisht operacionet”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Shefin e repartit të kirurgjisë e ka demantuar edhe vet drejtori i Spitalit, Dr. Ahmet Asllani. Në fakt, ai ka konfirmuar se operacionet elektive janë pezulluar por kjo gjë është bërë me kërkesë të vet shefit të repartit Dr. Idriz Alija, e jo me ndonjë urdhër apo vendim të SHSKUK-së.

“Zakonisht çdo verë bëhet një vendim me kërkesë të bllokut operativ dhe anestezionit për shkak të reduktimit të stafit, jo për shkak të motit të nxehtë sepse në vende të nxehta punohet tërë vitin. Por për shkak të pushimeve puna elektive ndërpritet deri më 31 gusht. Rastet urgjente, lindjet, punohen të gjitha”, ka deklaruar Asllani.

“Vendimi është marr kërkesën e shefit të bllokut operativ dhe anestezionit, janë nënshkruar të gjithë. Nuk ka asnjë vendim nga ministria apo SHSKUK. Çdo vit kështu kemi vepruar, për t’ju dhënë prioritet rasteve urgjente”, ka deklaruar drejtori i Spitalit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFëmijët kureshtarë më të prirur të korrin suksese në shkollë
Artikulli i rradhës Pse fëmija im nuk po e përfundon gjithë pjatën, përgjigjet Razije Musa

Ju sugjerojmë

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.