Mamia Razije Musa i është përgjigjur një shqetësimi të shumë nënave në lidhje me ushqyerjen e fëmijëve.
“Pra ju mund të përgatitni një pjatë plot ushqim dhe fëmija juaj të ngopet me një pjesë të saj,por nga ajo sasi të marr mjaftueshëm materie ushqyese, nuk është rregull i artë që pjata duhet të kthehet prapa e zbrazët”, ka shkruar mamia, transmeton Gazeta Shneta.
Këshilla e saj e plotë:
PËRSE FËMIJA IM NUK PO E PËRFUNDON GJITHË PJATËN ?
Kjo është pyetja që më bëhet shumë shpesh kryesisht nga nëna të reja që e kanë fëmijën e parë duke pretenduar se ajo sasi duhet të jetë tamam për të. Të dashura nana unë jam shumë e lumtur që mënyra e të ushqyerit sidomos e fëmijëve po fillon të marr një kthesë tjetër.
Cdo ditë e më shumë pranoj pyetje nga nënat të cilat shumëherë edhe shqetësohen pa nevojë. Sot dua të ju them se mënyra më e mirë për të ushqyer fëmijën tuaj është që të preukupoheni me vlerat ushqyese më shumë se me sasinë.
Pra ju mund të përgatitni një pjatë plot ushqim dhe fëmija juaj të ngopet me një pjesë të saj,por nga ajo sasi të marr mjaftueshëm materie ushqyese, nuk është rregull i artë që pjata duhet të kthehet prapa e zbrazët. Shumë herë nënat thonë se duke insistuar për lugën e fundit kthehen në pikën zero sepse ndodhë që fëmija t’a vjellë gjithë ushqimin.
Këshilla ime është që të bashkëpunoni me fëmijën, pra një fëmijë që totalisht refuzon ushqimin paraqet një problem dhe ai duhet të trajtohet në bashkëpunim me pediatrin tuaj, ai ju ordinon për ekzaminime dhe e zgjidhni problemin bashkë, por për një fëmijë që han aq sa mundet unë them që të mos insistoni për më shumë.
Rekomandimi është që fëmija të ushqehet me tri vakte kryesore dhe dy mesvakte dhe mundësisht të ketë differencë kohore rreth tri orë nga vakti në vakt, pra le të ndjen fëmija edhe ndjenjën e urisë dhe të kërkoj ushqim.
Fokusohuni që ai fëmijë të konsumoj gjëra të shëndetshme, duke ju ikur gjithmonë produkteve të procesuara, gjërave të ëmbla dhe ushqimeve të shpejta.
Le të kenë në meny produkte të qumështit, proteina, vitamina e minerale. Kosi le të jetë pjesë e menysë për shkak të benefiteve të mëdha nga bakteriet e mira. Po e potencoj edhe njëherë, nëse fëmija i motrës vëllaut apo edhe fëmija juaj i madh ka ngrënë në masë më të madhe nuk do të thotë se njejtë duhet të ushqehet edhe tjetri.
Me dashuri, Razija.


