Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Letër për nënën që ndërroi jetë duke më lindur mua

Jetë 22/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ne u takuam vetëm njëherë atë natë shtatori, më shumë se 60 vjet më parë. Tani që zbulova letrat që dikur i nisje babit, vendosa të të shkruaja unë ty një…

Leximi i atyre letrave të ktheu për mua në jetë. Ndjeva një lidhje të fortë me ty. Di shumë për ty, por më lejo të të prezantoj veten. Unë jam vajza jote, ajo që linde atë natë që do ishte fatale për ty. Në fillim ishte motra jote, tezja ime ajo që u zotua për të më mbajtur. Pas katër viteve të lumtura që kalova me të u vendos që të rritesha bashkë me motrat dhe vëllezërit dhe atje jeta ishte shumë larg ideales. Për ne kujdesej një grua që nuk më pëlqente, e egër dhe zemërkeqe. Kur motra e madhe e pa situatën vendosi ta linte shkollën dhe të kujdesej vetë për ne.

Në të njëjtën periudhë halla i gjeti babit një grua, sepse ai s`mund të jetonte më i ve. Kishte humbur një këmbë në luftë dhe donte dikë që të kujdesej për të.

Ajo erdhi në shtëpi dhe ne e quajtëm “ma”. Ti për ne ishe “mamaja”, “nëna”. Gruaja e babit ishte e mirë, shumë pozitive. Solli rehati në jetën tonë dhe shumë dritë. Na nxori nga mërzia, na i mbushi jetët plot. Të gjashtë ne, fëmijët e tu, studiuam, punuam, u martuam dhe krijuam jetët tona, tani jemi gjyshër.

Nëse do shikoje pas në kohë do numëroje 16 nipër të shëndetshëm dhe 22 stërnipër e stërmbesa. Sa e lumtur do ishe të vështroje në portretet e tyre.

Vdekja jote na afroi më shumë të gjithëve ne. Edhe sot që jetojmë larg, i kemi lidhjet po njësoj.

Ah, nuk të tregova emrin tim. Nuk kam atë që ti kishe menduar për mua, më vunë tëndin. Të them të drejtën, gjithë jetën kam luftuar me të. E lidhja me ardhjen time dhe vdekjen tënde. Ishte e vështirë të jetoje me këtë lloj statusi. Tani nuk e kam më problem, jo pasi lexova letrat e tua dhe të njoha ty më mirë. U lidha më shumë me ty. /kidstime

Artikulli paraprakXhensila e ‘heq’ kërthizën pas lindjes, fansat e kritikojnë keq
Artikulli i rradhës Gjinekologu Bajram Syla tregon cilat nëna shtatzëna duhet të bëjnë testet prenatale

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.