Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tenderët në QKUK, KDI gjen parregullsi me Autorizim Marketing, specifika dhe tejkalim të vlerës

Lajme 26/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Demokratik i Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë prezantimin e raportit “Kriteret e Tenderëve – Ndikimi në Konkurrencë” ku janë analizuar disa tenderë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

KDI në 12 dosje të tenderëve që ka analizuar gjatë periudhës mars-qershor të këtij viti, ka konstatuar se përfshirja e kërkesës për Autorizim Marketing në dosjet e tenderit është duke kufizuar konkurrencën në tenderët për furnizim me produkte medicinale.

Liridona Behrami nga KDI me këtë rast ka theksuar se Operatorët ekonomik po hezitojnë të paguajnë çmimin prej 2,000 euro për Certifikatë të Autorizimit për Marketing, vetëm që të përmbushin kriterin për të aplikuar. Sipas saj, kjo ka ndikuar që në thirrjet për tender nga ShSKUK-ja të ofertojnë më pak operatorë.

Gjithashtu ka bërë të ditur se ShSKUK-ja vazhdon të blejë produkte dhe pajisje medicinale që nuk i përshtaten specifikave të përcaktuara me Listën e Esenciale e Barnave. Në katër dosje të tenderit, edhe pse janë vendosur specifikat e produkteve sipas LEB-së, operatorët ekonomikë janë lejuar të ofertojnë me produkte, specifikat e të cilave nuk janë përshtatur me ato në Dosje të Tenderit.

Veprimi i tillë është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik, ku përcaktohet qartë se vetëm Operatorët Ekonomikë që ofertojnë me produkte sipas kërkesave dhe specifikave të përcaktuara në Dosje të Tenderit, konsiderohen të përgjegjshëm.

“Tejkalimi i vlerës së parashikuar është një tjetër problem i tenderëve në ShSKUK. Vlera e parashikuar përcaktohet nga Autoriteti Kontraktues dhe paraqet çmimin përfundimtar që duhet të paguhet për produktet e caktuara. KDI ka gjetur se në 10 lote të përfshira në gjashtë tenderë, vlera e parashikuar është tejkaluar për 13%. Kjo tregon për probleme në fazën e planifikimit të tenderimit”, ka deklaruar ajo.

Një problem i vërejtur në Dosjet e Tenderëve të SHSKUK-së janë sipas Behramit, kriteret jo të standardizuara.

“Përderisa kërkesa mbi mundësitë ekonomike dhe financiare nuk aplikohet në asnjë Dosje të Tenderit, kërkesa mbi mundësitë teknike dhe profesionale, është përfshirë vetëm tek tenderët për furnizim me pajisje medicinale (materiale shpenzues) por jo edhe në tenderët për furnizime me produkte medicinale (barna dhe citostatik). Duke mos aplikuar kritere standarde, Autoriteti Kontraktues mund të favorizojë apo diskriminojë kompanitë në një proces tenderimi”, sqaroi më tej ajo.

Bazuar në të gjeturat nga kjo analizë, KDI rekomandon që ShSKUK në Dosjet e Tenderëve duhet të përdorë kritere të standardizuara për të gjithë tenderët, të sigurohet që Operatorët Ekonomik fitues të plotësojnë kriteret minimale financiare dhe profesionale, caktimi i vlerës së parashikuar të bëhet konform rregullave si dhe blerjet të bëhen konform specifikave nga Lista Esenciale e Barnave.

Sa i përket Autorizimit për Marketing që është kriter i domosdoshëm për fitim të një tenderi, KDI-ja rekomandon që Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja do të duhet ta pranojnë Autorizimin për tregtim të lëshuar nga shtetet si Gjermania dhe Britania e Madhe, pasi që me këto shtete ekzistojnë procedurat për njohje të njëanëshme të Autorizimit për Marketing. Para nënshkrimit të kontratës OE fitues i tenderit duhet të kushtëzohet që të pajiset me Certifikatën e Autorizimit për Marketing nga Agjensioni për Produkte dhe Pajisje Medicinale i Kosovës.

Ky hulumtim është realizuar me qëllim që të analizohet  menaxhimi i procesit të prokurimit, nga ShSKUK-ja me rastin e marrjes së kompetencës për furnizim me barna për nivelin dytësor dhe tretësor, nga Ministria e Shëndetësisë.

Artikulli paraprakGjinekologu shqiptar tregon rreziqet dhe pasojat e lindjes cezariane
Artikulli i rradhës Si ta identifikoni nëse vuani nga infeksioni vaginal maja

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.