Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologu shqiptar tregon rreziqet dhe pasojat e lindjes cezariane

Jetë 26/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

42% e lindjeve në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, kryhen me operacion. Kjo e dhënë e përditësuar sipas burimeve zyrtare në këtë institucion. Një përqindje shumë e lartë, janë urgjenca që vijnë nga rrethet.

Ndërkohë, sipas një të dhëne të hershme në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, 37% e femrave lindin me operacion.

Studimet tregojnë se ka një trefishim të lindjeve me operacion në nivel global, ndërsa ky fenomen është në rritje edhe në Shqipëri. Rezulton se përgjatë vitit 2017, 40% e lindjeve janë kryer me intervent, duke pësuar një rritje me afro 2% krahasuar me një vit më parë. Listën e kryeson Librazhdi, ku 67% grave aty kanë zgjedhur operacionin dhe jo lindjen natyrale pasuar nga Saranda dhe më pas Berati.

Në një intervistë për, Dr. Rezart Ajazi, mjek obstetër gjinekolog, flet lidhur me shkaqet që kanë çuar në rritjen e kësaj përqindje, besimet e nënave të reja që lindja me operacion është më e lehtë, si dhe barrën financiare që i shkakton spitalit.

Doktor, sipas të dhënave që raportohen nga Maternitetet, ka një rritje të numrit të lindjeve me operacion. Çfarë ka ndikuar sipas jush, pse gratë po zgjedhin lindjen me operacion?

Edhe në rastet më të selektuara një përqindje e lindjeve shkon me operacion në mënyrë të detyruar dhe kjo mund të lidhet me një përqindje rreth 15% e rasteve. Sepse janë disa patologji që e bëjnë të pamundur mundësinë e lindjes vaginale/lindjes normale. Dhe në këto raste ka disa të tjera që janë në mënyrë të diskutueshme. Mund të shtoj këtu rreth 5% të rasteve të dyshimta. Pra, 20% e lindjeve mund të përfundojnë me operacion si një mënyrë e detyruar për zgjidhje.

Po gjysma tjetër?

Pjesa tjetër, 20% diskutohet sa nga ato mund të quhen abuzive ose të preferuara. Lindje me operacion është një lindje e cila bëhet më e sigurt, sa i përket kohës që ndiqet si rast dhe shpejtësisë së manipulimit. Pra, një lindje normale mund të shkojë në kohë rreth 10 orë e më shumë. Ndjekja e nënës dhe e fëmijës që është duke lindur, për 10 orë, shoqërohet me ankth për dinamikat.

Sepse lindja është dhe një proces dinamik, kurse me operacion kjo kryhet për gjysmë ore – brenda një ore.

A është e vërtetë që është më e lehtë si ndërhyrje? Është më e lehtë të bësh një lindje me operacion?

Lindja me operacion nuk është më e lehtë, lindjet me operacion kanë rreziqet si për çdo operacion.

Cilat janë rreziqet?

Risku kryesor është që nga anestezia, mënyra se si do të ndikojë anestezia në organizmin e pacientes dhe më pas rreziku për hemorragji gjatë ndërhyrjes. Hemorragjia gjatë ndërhyrjes cezariane është dyfishe nga hemorragjia që humb në rrugë vaginale. Gjithashtu, rreziku për infeksionin, apo rreziku për trombozën operatore etj.

Kur nëna e ka më të lehtë që ta marrë vetën? Pas lindjes me operacion apo pas një lindje natyrale?

Periudha pos-operatore ose lehonia pos-operatore është më e vështirë se lehonia kundrejt lindjes vaginale, qëndrimi i detyruar shtrirë, lëvizjet e kujdesshme për të mbrojtur plagën apo rezervimet e lëvizjeve kundrejt dhimbjeve që mund të shkaktohen. Janë gjitha vështirësi sa i përket edhe lehonisë. /propacienti

Artikulli paraprakShërimi i ngadaltë i negativitetit
Artikulli i rradhës Tenderët në QKUK, KDI gjen parregullsi me Autorizim Marketing, specifika dhe tejkalim të vlerës

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.