Për gratë që përpiqen në mënyrë të dëshpëruar të kenë fëmijë, shtatzania e tyre mund të jetë një përvojë tronditëse. Ndërsa çështjet e infertilitetit janë reale, shumë herë gratë pa vetëdije sabotojnë perspektivat e shtatzanisë duke injoruar bazat. Këtu ju sjellim disa nga këshillat e grave të cilat janë munduar gjatë për të mbetur shtatzënë.
Monitoroni ciklin e ovulimit
“Jam përpjekur të mbetem shtatzënë por tre muaj kaluan pa ndonjë rezultat pozitiv. Kjo është kur shkarkova një aplikacion ovulimi dhe fillova të monitoroj ditët e mia pjellore. Vetëm një muaj në përdorimin e aplikacionit, mbeta shtatzënë.”
Një mënyrë jetese e shëndetshme dhe aktive
“Ne ishim të dy në mbipeshë dhe nuk merreshim me dieta. Pesha pengon pjellorinë si për burrat ashtu edhe për gratë. Nuk është çudi që ne nuk ishim në gjendje të konceptronim. Më rekomanduarn trajtime të pjellorisë por nuk e bëra. Të dy gilluam të ndjekim një plan dietë të shëndetshme dhe humbën disa kilogramë. Humbja e kilogramëve të tepërt është shumë më e lirë sesa trajtimet e fertilitetit.”
Marrja ditore e acidit folik
“Edhe gjinekologët rekomandojnë acid folik dhe ai ka funksionuar për shumë gra rreth meje. Gratë këshillohen që të marrin acid folik një muaj para ngjizjes për një fëmijë të shëndetshëm dhe të parandalojnë abortin.”
Qëndroni pa stres
“Stresi është vrasësi më i madh i fertilitetit. Prasi dështuam për gjashtë muaj, të dy hoqëm dorë dhe planifikuam një pushim. Shpejt pasi u ktheva, fillova të ndjenja vjellje dhe testi i shtatzanisë ishte pozitiv. Asnjëherë nuk i kam marrë seriozisht këshillat e de-stresimit, por në të vërtetë funksionoi.”/GazetaShneta/