Të mbeteni shtatzënë mase për disa është gjëja më e lehtë por disa çifte e kanë të vështirë konceptimin për disa arsye, duke përfshirë numërimin e dobët ose të pamjaftueshëm të spermës.
Njihni ciklin tuaj
Njohja e ciklit tuaj është gjëja më e rëndësishme që duhet të merrni parasysh nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë shpejt. Kjo ju jep një ide të drejtë në lidhje me ciklin tuaj të ovualcionit dhe kur është koha më e mirë për të ngjizur. Një shkarkim i holluar me ujë si mukus dhe ndryshimet në mukozën e qafës së mitrës mund të jenë një tregues i mirë i ovulacionit.
A ka rëndësi pozicioni?
Ka shumë mite që lidhen me pozicionet seksuale kur bëhet fjalë për të mbetur shtatzënë. Shpesh thuhet se pozivioni misionar është më i miri se pozicioni i qenit. Është një mit! Sipas mjekëve, duhet të përdoret ai pozicion që e bën çiftin të ndihet mirë.
Shtrihuni pas marrëdhënies seksuale
Shtirja në shtrat pas seksit për rreth 10-15 minuta lehtëson lëvizjen e spermës që hyn në qafën e mitrës. Gjithashtu, shmangni shkuarjet në banjë gjatë kësaj kohe dhe lëreni që sperma të rrjedhë lehtë.
Bëjeni një kontrollë para shtatzanisë
Trupat tanë janë unikë dhe disa prej nesh mund të kenë defekte të lindjes si spina bifida. Mos u frikësoni! Bëni një kontrollë para se të filloni të provoni shtatzaninë dhe pyesni mjekun tuaj për vitamina prenatale që përmbajnë acide folike. Ju mbron nga defektet e lindjes dhe ju bën seksualisht të shëndetshëm të konceptoheni.
Stresi
Stresi mund të jetë një sëmundje jo vetëm për shëndetin mendor por edhe për shëndetin fizik. Duke shkaktuar ankthin e performancës tek burrat, stresi mund të pengojë procin e konceptimit. Për të shmangur stresin, kënaquni me aktivitete që ju qetësojnë. Qofshin ato përmes muzikës, medititmit ose ndonjë ushtrim frymëmarrjeje.
Largoni pilulat kundër/pro shtatzanisë
Marrja e pilulave të kontrollit të lindjes për një kohë të gjatë mund të pengojë procesin natyral të ovulacionit. Edhe pasi të keni ndaluar konsumin e atyre pilulave, trupi juaj mund të marrë ca kohë për të fituar atë nivel normal hormonal.
Ndaloni përdorimin e cigares dhe alkoolit
Duhani dhe alkooli është gjëja më e keqe që një grua mund të konsumojë gjatë kohës që dëshiron të jetë shtatzënë. Gjithashtu, kontrolloni konsumimin e kafeinës.
Humbni disa kilogram
Megjithëse mund të tingëllojë plotësisht e parëndësishme, por ulja edhe e 1 kilogram mund të bëjë ndryshim të madh. Nëse në mënyrë të konsiderueshme jeni në mbipeshë, duhet të përpiqeni të hiqni disa kilogram pasi do të përmirësoni perspektivat tuaja të konceptimit./GazetaShneta/