Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Ismaili bëri një përmbledhje të punës ekipore të Klinikës Kardiokirurgjike dhe Kardiologjisë Invazive për performancë pozitive

Lajme 09/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Nga 610 koronografi në 2017 kemi arritur në 1451 koronarografi në 2019; nga 450 stentime në 2017 në 732 stentime në 2019; nga 75 operime në 2017 në 144 operime në 2019”, tha Ministri Ismaili  

Ministri i Shëndetësisë Uran Iamaili tha sot se shërbimet në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji invazive kanë shënuar rritje rekorde, ndërsa ajo që para dy vjetësh është dukur e pamundur sot është bërë  realitet me një vullnet dhe përkushtim të madh.

Qindra mijëra shërbime shtesë dhe dhjetëra miliona euro të shpëtuara janë rezultate konkrete që prekin thellë në jetën e qytetarit, theksoi Ministri Ismaili.

Në një konferencë për media ai prezantoi të dhënat për 4 fishimin e shërbimeve në Klinikën  e Kardiokirurgjisë me Kardiologji invazive dhe  tha se sistemi për stentim është funksional  24 orë, i sigurt dhe po shpëton jetë të qytetarëve të Kosovës transmeton Gazeta Shneta.

“Për vite me radhë, në këtë shërbim,  kanë dalë shumë skandale që kanë dëmtuar shëndetin dhe buxhetin e qytetarëve. Ne e adresuam këtë problem duke hapur Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji invazive në QKUK nga 6 orë në ditë/5 ditë në javë në 24 orë në ditë/7 ditë në javë.

Krahasuar me vitet paraprake, në vitin 2019 kemi bërë: 192% më shumë operime kardiokirurgjike; 163% më shumë stentime dhe 237%  më shumë koronarografi”, theksoi Ministri Ismaili, duke e konsideruar si arritje më e madhe heqjen e listës së famshme të pritjes për stentim që ka lënë pacientët pa shërbime deri në dy vite.

“Falë politikave tona, qytetarët marrin shërbime cilësore pa pritur 2 vite dhe me një çmim shumë të lirë. Ky është një numër rekord dhe rritje e paprecedent e vëllimit të shërbimeve:  Nga 610 koronografi në 2017 kemi arritur në 1451 koronarografi në 2019; nga 450 stentime në 2017 në 732 stentime në 2019; nga 75 operime në 2017 në 144 operime në 2019”. theksoi ai.

Ministri Ismaili tha se këto statistika tregojnë që kemi krijuar modele të reja brenda sistemit shëndetësor.

“Ky është ndryshimi të cilin e kemi bërë. Ndryshim real që e ka prekur direkt qytetarin. Së pari i ka shpëtuar jetë por edhe i ka kursyer para. Kjo është qeverisja jone në shëndetësi. Kemi luftuar korrupsionin dhe kemi ofruar më shumë shërbime në sektorët më strategjikë në shëndetësi”, përfundoi ai./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakProblemet e lëkurës për t’u kujdesur për këtë verë
Artikulli i rradhës Pse jam gjithmonë e ftohtë : Mësoni disa nga arsyjet

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.