Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, po kërkojnë t’ju bëhet një zgjidhje në lidhje me kërkesën e tyre për ngritjen e koeficientit në Ligjin e ri për Pagat.
Nëpërmjet një reagimi në kohën kur pritet që në Kosovë të ketë zgjedhje të reja, kjo sindikatë po kërkon nga vendimmarrësit politik që t’i kenë parasyshë kërkesat e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
“Presim që sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe Kushtetutës së Kosovës, Institucionet t’i marrin parasysh dhe me seriozitet kërkesat tona drejtuar Komisionit për Shëndetësi, në lidhje me mosvlerësimin adekuat dhe meritor në Ligjin e Pagave, gjegjësisht të respektohet dhe zbatohet njejtë për të gjithë e t’i ikim standardeve të dyfishta”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Reagim nga Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës
Duke qenë të vetëdijshëm që kohën e fundit kanë filluar fushatat zgjedhore, ne mirëpresim të gjitha premtimet dhe presim që ato të realizohen , poashtu presim që sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe Kushtetutës së Kosovës, Institucionet t’i marrin parasysh dhe me seriozitet kërkesat tona drejtuar Komisionit për Shëndetësi, në lidhje me mosvlerësimin adekuat dhe meritor në Ligjin e Pagave, gjegjësisht të respektohet dhe zbatohet njejtë për të gjithë e t’i ikim standardeve të dyfishta.
Duke u nisur nga Ligji i RKS në të cilin thuhet:
“Për punë dhe funksion të njejtë pagë e njejtë” ,
ne si infermier jemi të dëmtuar në raport me fizioterapeutët si kategori e njejtë me punë dhe funksion!
Mbesim me shpresë që kërkesat tona legjitime të merren seriozisht dhe duke shpresuar në reflektim të institucioneve kompetente të vendit, në mënyrë që t’i shmangemi situatave të padëshirueshme të cilat do të shkojnë kryesisht në dëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe vetë sistemit shëndetësor.
Infërmieret janë në pritje të 1 dhjetorit, hyrjes në fuçi të Ligjit për Paga dhe ashtu siq na kan premtuar organet kompetente t’i qasen drejtë kësaj shmangëje ligjore dhe t’i ruajm profesionistët sot që të mos jete vonë nesër!