Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Steriliteti te burrat: si mund të kompromentohet sperma

Jetë 01/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Steriliteti përcaktohet si paaftësia për të ngjizur pas 12 muajsh marrëdhënie seksuale të rregullta pa përdorimin e kontracepsionit.

Raporti i fundit për statusin e sterilitetit nga Organizata Botërore e Shëndetit, deklaron se nga të gjitha rastet 50% janë shkaktuar për shkak të faktorëve meshkuj, transmeton Gazeta Shneta.

Faktorët më domethënës tek burrat që kontribuojnë në vështirësi në ngjizje përfshijnë: numërimin e ulët të spermës, lëvizjen e dobët të spermës, formën anormale të spermës dhe cilësinë e dobët të spermës.

Numër i ulët i spermës

Numëri i ulët i spermës, i njohur teknikisht si oligosermia, do të thotë që sperma që një burrë ejakulon gjatë një orgazme përmban më pak qeliza sperme se mesatarja e zakonshme. Numri i spermës së një njeriu konsiderohet më i ulët se normal nëse ai ka më pak se 15 milion spermë për mililitër spermë.

Numëri i ulët i spermës ulë shanset për ngjizjen e një fëmije thjeshtë sepse ka më pak mundësi për fekondim. Numëri i ulët i spermës shkaktohet nga një sërë faktorësh fizologjikë, mjedisorë dhe jetese, nga infeksionet, pabarazitë hormonale dhe problemet autoimune.

Lëvizje e dobët e spermës

Lëvizshmëria e spermës është aftësia e spermës për të lëvizur në mënyrë efikase. Është e rëndësishme në pjellorinë sepse spermatozoidët duhet të lëvizin me shpejtësi dhe drejtpërdrejtë në traktin riprodhues të gruas në mënyrë që të arrijnë dhe të fekondojnë vezën e saj para se qelizat e spermës të vdesin.

Forma anormale e spermës

Morfologjia e spermës i referohet madhësisë dhe formës së spermës dhe është një faktor tjetër që testohet si pjesë e një kontrolli të analizës së spermës. Sperma normale ka një kokë ovale me një bisht të gjatë. Sperma anormale kanë kokë të dëmtuar ose anomali të bishtit. Këto gabime mund të ndikojnë në aftësinë e spermës për të arritur dhe depërtuar në vezë.

Cilësia e spermës

Një faktor tjetër që ndikon në infertiliteitn mashkullor është cilësia e spermës, domethënë fragmentimi i ADN-së që përmbahet në një qelizë sperme. Degradimi i ADN-së së spermës ndikon në shëndetin e përbërjes gjenetike të embrionit dhe mund të kontribuojë në abort./GazetaShneta/

Artikulli paraprak5 shenjat që tregojnë se foshnja juaj është vajzë
Artikulli i rradhës Zbulimi i shkencëtarëve do t’i japë fund vdekjeve nga lindja e parakohshme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.