Studimi i afro 7,000 të moshuarve tregon nivele më të mëdha të kënaqësisë dhe mirëqenies midis atyre që raportojnë aktivitete seksuale më të shpeshta.
Edhe në pleqëri, marrëdhëniet e rregullta mund të përmirësojnë ndjeshëm mirëqenien dhe kënaqësinë në jetë, zbulon një studim i ri, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit nga Universiteti Anglia Ruskin dhe Unversity College London gjetën të moshuar që raportuan çdo lloj aktiviteti seksual brenda 12 muajve të kaluar, ndjeheshin nivele më të mëdha të kënaqësisë në jetën e tyre në krahasim me individët joaktivë seksualisht. Rezultatet u bazuan në të dhënat e sondazhit nga 6.879 pjesëmarrës në Angli që ishin 65 vjeç.
Hulumtuesit thanë se është e mirë për mjekët që të oftojnë ndihmë për vështirësitë seksuale siç janë problemet me ereksionet, pasi aktiviteti seksual ndihmon njerëzit e moshuar të jetojnë më gjatë dhe jetë më të mirë./GazetaShneta/