Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kelmendi thotë se MSH po tenton të hakmerret ndaj tij pas konferencës në Vetëvendosje

Lajme 05/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgu i fëmijëve Dr. Baton Kelmendi ka thënë se Ministria e Shëndetësisë e cila udhëhiqet nga ministri në largim i PDK-së Uran Ismaili, po tenton të hakmerret ndaj tij pas deklaratave të tij në një konferencë për media në kuadër të aktiviteteve të tij si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje

“Pas datës 07.08.2019 kur është mbajtur konferenca për shtyp e Lëvizjes VETËVENDOSJE mbi gjendjen katastrofale në shëndetësi, konkretisht në QKUK, sipas informatave që po qarkullojnë, urgjentisht nga Ministria e Shëndetësisë qenka kërkuar performanca ime në klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve për vitin 2019! E paskan marrë nr e rasteve të operuara me datën 12.08.2019. Por shkoi muaji dhe nuk kanë reaguar?! Si duket nuk ju kanë pëlqyer te dhënat”, ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.

Ai sërish e ka quajtur QKUK-në “zyre lokale të PDK-së”, për të cilën ka thënë se merret me shantazhe e kërcënime në funksion të dajëve dhe tezeve.

“Pres përgjigje zyrtare nga ane e Ministrisë së Shëndetësisë dhe zyrtarëve të SHSKUK, a janë të kënaqur me performansën time apo kam nevojë të “përmirësohem”! Zyra lokale PDK në lagjen e spitalit, ka kohë që nuk është në funksion të ofrimit te shërbimeve shëndetësore për qytetarët, por merret me shantazhe e kërcënime, si dhe fushatë parazgjedhore në funksionin të klanit të dajëve dhe tezeve! Një gjë ja u pranoj, kur mendoj që nuk mundeni me ra me poshtë e ultë, ju e dëshmoni të kundërtën”, ka shkruar Kelmendi.

Kirurgu Kelmendi bashkë me nënkryetarin e VV-së Dr. Arben Vitia para një muaji mbajtën një konferencë për media ku kritikuan ashpër zyrtarët e MSH-së dhe SHSKUK-së për gjendjen në shëndetësi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFamiljari falënderon pulmologët për trajtimin e gruas së tij, veçanërisht Dr. Shpëtim Thaqin
Artikulli i rradhës Po bëhet nënë për herë të katërt, ja si duket Ariana me fund të shkurtër

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.