Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqimet që do të përmirësojnë shëndetin tuaj të mushkërive

Jetë 05/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mushkëritë janë një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë. Prandaj, mbajtja e shëndetshme dhe në gjendje të mirë është e domosdoshme.

Ka disa mënyra me të cilat mund t’i mbajmë mushkëritë tona të shëndetshme. Njëra prej tyre është duke ngrënë ushqim, i cili është i mirë për mushkëritë tona thotë Parenting.firstcry.

Një dietë me yndyrë të lartë mund të shkaktojë probleme kardiovaskulare të cilat gjithashtu mund të ndikojnë në mushkëritë tona dhe mund të jetë një arsye për kancer në mushkëri ose çështje të tjera shëndetësore si astma, bronkiti, pneumonia dhe fibroza cistike percjell Gazeta Shneta.

Këtu janë të listuara ushqimet me benefite për mushkëritë:

1) Hudhra

Hudhra është e pasur me allicin dhe ka veti anti-inflamatore, gjë që zvogëlon dëmtimin e shkaktuar nga radikalët e lira.

Konsumimi i hudhrës ul rrezikun e infeksioneve dhe inflamacioneve, të cilat mund të shkaktojnë çrregullime të frymëmarrjes si astma ose bronkit dhe sëmundje serioze si kanceri i mushkërive.

2) Xhenxhefili

Ashtu si hudhra, xhenxhefili gjithashtu ka veti anti-inflamatore.

Zakonisht përdoret si erëza për të shtuar aromën dhe shijen në ushqim. Shtohet gjithashtu në çaj, veçanërisht për të kuruar një ftohje dhe kollë.

Ndihmon gjithashtu në procesin e detoksifikimit të mushkërive dhe mund të jetë ushqim i mirë për një infeksion të mushkërive.

3) Arrat

Meqenëse arrat janë të pasura me acide omega-3 dhe kanë veti anti-inflamatore.

Kështu ngrënia e disa arrave çdo ditë mund të ndihmojë trupin të largojë çrregullimet e frymëmarrjes.

4) Frutat

Frutat si papaja, portokalli dhe kungulli janë një depo e antioksidantëve dhe vitaminë C.

Vitamina C mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve dhe uljen e inflamacionit. Ju duhet të hani një larmi frutash për t’i mbajtur mushkëritë tuaja të shëndetshme.

5) Perimet me gjethe

Perimet me gjethe jeshile si spinaqi, lakëra etj përbëhen nga fitokimikale që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si kanceri.

Për shkak të pranisë së vetive anti-inflamatore në to, këto zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes si astma.

Përfshirja e spinaqit në dietën tuaj të përditshme do të forcojë sistemin tuaj imunitar dhe do t’i mbajë mushkëritë tuaja të shëndetshme.

6) Peshku

Përfshirja e peshkut si skumbri, salmon, karp etj në dietën tuaj të përditshme mund t’i japin trupit tuaj acidet yndyrore omega-3 EPA dhe DHA, që i duhen trupit tuaj.

Këto njihen më mirë si acide yndyrore të pangopura që janë të pasura me veti anti-inflamatore, anti-kancerogjene dhe anti-oksiduese.

Të gjitha këto veti në peshk mbrojnë mushkëritë kundër të gjitha llojeve të sëmundjeve të mushkërive dhe i mbajnë të shëndetshme.

Në rast se nuk ju pëlqen të hani peshk, mund të merrni suplemente të vajit të peshkut pasi të këshilloheni me një mjek.

7) Pulë

Pula mund t’ju ​​sigurojë proteinë dhe është një burim i pasur seleni dhe zinku që mund të forcojnë sistemin tuaj imunitar.

Për më tepër, një tas me supë pule të nxehtë me pak spec të zi pluhur në të do të ndihmojë në rrallimin e mukusit dhe pastrimin e ajrit, duke i mbajtur kështu mushkëritë tuaja të shëndetshme./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakC’rregullime të tingullit të të folurit tek fëmijët e vegjël
Artikulli i rradhës Kontraceptivët pas lindjes së fëmijut tuaj : Çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.