Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pësoi sulm duke ndihmuar të plagosurit në Lagjen e Spitalit, ndërron jetë infermieri i QKUK-së

Lajme 12/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një punëtor i Klinikës Emergjente në QKUK ka ndërruar jetë pasi kishte pësuar sulm duke ndihmuar të plagosurit në Lagjen e Spitalit të enjten e kaluar

Punëtori i Emergjencës Ali Hodolli, infermier dhe bartës i pacientëve, të enjten e kaluar u vu në aksion për të ndihmuar të plagosurit nga tragjedia që ndodhi në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Ndonëse kishte probleme shëndetësore me zemër, ai harroi vetën dhe vrapoi për t’i ndihmuar të tjerët, shkruan Gazeta Shneta.

Hodolli e vendosi vetën në shërbim për të shpëtuar jetën e pacientëve, por ky moment do të bëhej shkak që ta humbiste jetën e vet.

Gjatë kohës sa po ndihmonte të plagosurit Hodolli pësoi sulm që më vonë doli të ishte çarje e aortës abdominale. Mjekët e kanë futur menjëherë në sallën e operacionit, por për fat të keq nuk kanë mundur ta ndihmojnë të ndjerin.

Hodollin e kanë përkujtuar me dhembje kolegët e tij të punës. Dr. Gëzim Mustafa e ka vlerësuar lart punën e tij. “Me pikëllim po përjetojmë ndarjen nga kjo jetë të mikut, shokut, kolegut tonë të çmuar, Ali Hodolli. Ishte me virtyte të larta njerëzore i palodhshëm në punë, në shërbim të pacientëve. Allahu e shpërbleftë me xhenet e na bashkoftë në botën e përjetshme. Familja të jetë krenare me jetën dhe veprën e tij. Ngushllimet më të sinqerta, familjes Hodolli, miqëve, shokëve e të gjithë kolegëve”, ka shkruar Mustafa.

Nga incidenti në Lagjen e Spitalit mbetën të vrarë dy persona dhe dy të plagosur. Policia për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRreth 55 fëmijë me sëmundje malinje çdo vit në Kosovë, shumica e tyre trajtohen në Pediatri
Artikulli i rradhës Cilat janë disa shenja që ju tregojnë se foshnja juaj nuk po merr frymë

Ju sugjerojmë

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.