Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cilat janë disa shenja që ju tregojnë se foshnja juaj nuk po merr frymë

Këshilla për shtatzëna 12/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për çdo prind është e rëndësishme kujdesi ndaj foshnjës së tyre,andaj kjo është aryeja se pse shumë prindër të rinj vuajnë nga pagjumësia.

Në vazhdim, mund të lexoni 6 shenja që ju tregojnë se kur foshnja juaj nuk mund të merr frymë , shkruan pernenat.al , transmeton GazetaShneta.

-Fytyra bëhet blu

Kjo është një nga mënyrat më universale për të kontrolluar nëse i vogli po merr frymë. Vëzhgoni ngjyrën e fytyrës së tyre. A është rozë e zbehtë? Apo lëkura ka një nuancë blu ose të purpurtë? Nëse shihni se buzët e fëmijës po kthehen në ngjyrë blu, mund të jetë një shenjë që ai nuk po merr mjaftueshëm oksigjen. Ngjyra e lëkurës duket në gjendjen e saj të zakonshme për shkak të oksigjenit të pranishëm në gjak. Dhe, fytyra humbet ngjyrën e saj vetëm kur furnizimi me oksigjen është ndërprerë. Pra, nëse mund të shihni një ndryshim të ngjyrës së fytyrës shkoni menjëherë te mjeku.

-Fëmija është shumë i qetë.

Foshnjat zakonisht lëvizin ose janë të zhurmshëm. Por, nëse vini re se vogëlushët tuaj nuk po lëvizin atëherë ka mundësi që diçka të mos jetë në rregull, kështu që menjëherë kërkoni kujdes mjekësor. Nëse shqetësimi ka të bëjë me lëvizjet e tyre të frymëmarrjes, mund të vendosni butësisht gishtat në bark. Kjo do të ishte më se e mjaftueshme për të vëzhguar lëvizjen e tij / saj pa shkaktuar shqetësime.

-Matja e kohës është gjithçka

Kur bëhet fjalë për të mbetur pa frymë, koha është gjithçka. Ju duhet menjëherë t’i jepni ndihmë fëmijës nëse ai nuk po merr frymë. Ndërsa qëndrimi pa frymë për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëme. Prandaj, në momentin që vini re diçka të çuditshme, kërkoni ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur.

-Kontrolloni hundët

Përveçse duhet të shikoni lëkurën duhet të shihni edhe hundën. Foshnjat dhe të porsalindurit në përgjithësi marrin frymë nga hunda e tyre dhe nuk e përdorin fare gojën. Zakonisht, ata mësojnë se si të marrin frymë përmes gojës gradualisht. Por, nëse i vini re që përpiqen të hapin vrimat e hundës, kjo do të thotë se ata duan më shumë ajër. Kjo, nga ana tjetër, do të thotë që ata nuk po mjaftohen tashmë me oksigjenin që po marrin dhe duhet të zgjerojnë hundët për të marrë më shumë ajër.

-Nuk po ushqehen

Siç u përmend më herët, foshnjat në përgjithësi marrin frymë me hundë. Dhe, kjo është thelbësore që ata të jenë në gjendje të ushqehen siç duhet. Kjo është një nga armët natyrore të mbijetesës me të cilën ata lindin. Sidoqoftë, nëse hunda e tyre është e bllokuar dhe nuk po marrin oksigjen të mjaftueshëm, ata mund të refuzojnë të hanë. Pra, nëse e vini re këtë, atëherë mund të ketë diçka të gabuar.

-Fëmija është i irrituar

Nëse keni vuajtur nga një ftohje, me siguri e dini se sa e vështirë mund të jetë frymëmarrja përmes hundës. Kjo është edhe më shumë për të porsalindurit që nuk mund të shprehin shqetësimin e tyre. Kjo mund t’i irritojë ata pak. Pra, nëse i shihni që janë shumë të irrituar atëherë kjo ndodh sepse diçka nuk po shkon siç duhet./pernenat

Artikulli paraprakPësoi sulm duke ndihmuar të plagosurit në Lagjen e Spitalit, ndërron jetë infermieri i QKUK-së
Artikulli i rradhës Mjeku kërkon që mjekët të mos përfshihen në listat për deputetë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.