Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vjosa Osmani: Nga 100 euro në muaj për fëmijët e porsalindur

Lajme 12/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani ka shpalosur programin e saj qeverisës nëse fiton zgjedhjet. Ajo ka treguar se programi i saj përbëhet nga 5 prioritete ku parashihet që Qeveria të ndaj nga 100 euro në muaj për fëmijët e porsalindur deri sa t’i mbushin 1 vit.

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka shpalosur programin qeverisës në rast se fiton, brenda të cilit janë pesë shtylla kryesore.

“Ne e kemi një program të cilin e kemi punuar bashkë me ekspertët për dy vitet e fundit. Janë rreth 200 faqe. Ne kemi vendosur ta bëjmë me të shkurtër që të jetë e kuptueshme për secilin. Besoj brenda 2-3 ditëve të jetë i qasshëm edhe më i shkurt por edhe ai më i gjatë”, ka thënë Osmani gjatë bisedës në “Talk the Talk”.

“5 shtyllat themelore në programin tonë. Janë 5 prioritete. 1 Qeverisja dhe sundimi i ligjit, kjo është parakusht i gjithçkaje që vjen. 2 familja, për shkak se ka sfida të jashtëzakonshme, kemi program konkret për këtë. 3 është zhvillimi, pjesa e punësimit, 4 arsimi dhe shëndetësia dhe 5 partneriteti ndërkombëtar”, tha Osmani.

Osmani foli më gjatë për shtyllën e dytë që ishte familje duke thënë se ka një program të veçantë për shkak se viti i parë i rritjes së një foshnje, është shumë i kushtueshëm.

“Secili që ka fëmijë të vegjël, viti i parë i rritjes së foshnjave kushton shumë. Kemi paraparë që shteti të ndihmojë familje me një kosto që nuk do të jetë e madhe por do të ketë impakt të madh. 100 euro në muaj për fëmijë. Janë afër 20 mijë lindje në vit dhe kjo është paraparë për familjet që kanë pagë më të vogël se 1000 euro në muaj”, ka thënë ajo.

“Kemi parë shembuj të Evropës dhe secila familje që ka të ardhura mujore më pak se 1000 merr 100 euro për shpenzimet e foshnjës deri në moshën njëvjeçare që i bie 18 deri 20 milionë në vit. Më pas, pushimin prindëror, babait të fëmijës – pushimi duhet të ndryshohet. Të ndryshohet ligji. Po ashtu çiftet e reja të cilat blejnë banesë për herë të parë, kemi marrë një model i cili ekziston në shtetet e Evropës. Në qoftë se një çift që blen banesë, shteti ndihmon, nëpërmjet edhe bankave, që kjo të bëhet jo të kthehet kredia brenda 4-5 viteve por të negociohet norma e interesit. Kjo e lehtëson shumë situatën financiare edhe të banimit që ta paguajnë normën e interesit rreth 1% dhe atë kredi ta kthejnë brenda 30 vitesh”, deklaroi Osmani.

Artikulli paraprak4 mjetet efektive për të përmirësuar tretjen tek foshnjet
Artikulli i rradhës Foshnja e lindur me një kromozom shtesë ose trizomi – çfarë do të thotë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.