Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mamia në Spitalin e Gjilanit pa vajzën e saj duke vdekur në sallë pas lindjes së foshnjës

Lajme 13/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gruaja 32-vjeçare ndërroi jetë pas lindjes në Spitalin e Gjilanit në praninë e nënës së saj, e cila në rolin e mamisë ishte duke asistuar në lindje. Nëna e të ndjerës e cila është infermiere me profesion, dhe familja e saj nuk kanë pranuar që gruas t’i bëhet obduksioni. Ajo ndërroi jetë pas gjakderdhjes për shkak të komplikimeve

Ishte e bindur se vajza e saj do ta kalojë procesin e lindjes me sukses si gjithë pacientet e tjera që i kalojnë nëpër duar. Prandaj vendosi që të futet në sallën e lindjes bashkë me të. Por infermierja nga Gjilani pa tmerrin me sy. Derisa po asistonte në lindjen e vajzës e cila solli në jetë djalin e dytë, ndodhi ajo që s’e priste.

Vajza i vdiq nga gjakderdhja pas lindjes me operacion, ndërkaq nipi i shpëtoi. E gjithë ngjarja e dhimbshme ndodhi të mërkurën e 11 shtatorit të këtij viti. E ndjera, 32-vjeçarja, ndërroi jetë në Spitalin e Gjilanit, pak pasi e lindi foshnjën e saj të gjinisë mashkull.

Vdekja e pacientes, sipas mjekëve të spitalit ku ajo lindi, nuk ka ardhur si pasojë e neglizhencës por për shkak të disa komplikimeve shëndetësore të cilat iu shfaqën pasi që e kreu procesin e lindjes. Detaje për këtë rast të rëndë ka dhënë të premten për Express, drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Ai ka konfirmuar se vdekja e 32-vjeçares ka ndodhur si pasojë e një gjakderdhjeje që tashmë e ndjera kishte pasur pas lindjes. Mjeku Hajrullahu ka hedhur poshtë dyshimet se në këtë rast ka pasur ndonjë neglizhencë të mjekëve. Ai ka deklaruar se mjekët e kanë kryer me përgjegjësi punën e tyre.

“Vdekja ka ardhur si pasojë e disa komplikimeve pas lindjes. Gjithçka ka qenë në rregull edhe sa u përket shërbimeve shëndetësore gjatë lindjes. Por komplikimet u shfaqën pas dhe përkundër angazhimit të stafit mjekësor pacientja ka ndërruar jetë”, ka thënë doktori.

Ai u shpreh se e ndjera kishte pasur “Gjakderdhje dhe emboli-shkoku hemorragjik”. Drejtori i spitalit u deklarua se familja e së ndjerës nuk ka pranuar që pacientes t’i bëhet obduksioni. E në sallën e lindjes kishte qëlluar me të bijën edhe nëna e tashmë së ndjerës, e cila është motër medicinale në spitalin e Gjilanit për më shumë se 30 vjet.

“Përkundër insistimit për obduksion, familjarët nuk kanë pranuar pasi që vetë nëna e saj ka qenë motër medicinale në spital për më shumë se 30 vjet”, sqaron drejtori i spitalit të Gjilanit. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e foshnjës sipas mjekut është stabile. E ndjera kishte pasur lindjen e dytë. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo la pas dy fëmijë, që të dy të gjinisë mashkullore.

Artikulli paraprakUshqimet që preferohen tek bebet me diarre
Artikulli i rradhës Dalja e dhëmbëve dhe të vjellat tek bebet : A janë të lidhura si faktor mes vete

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.