Drejtorët e klinikave të QKUK-së kanë ‘pushtuar’ sot sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Fillimisht ata u mblodhën në hotelin ‘Sëiss Diamond’ ku morën pjesë në ceremoninë e Partisë Demokratike të Kosovës për nënshkrimin e Listës Esenciale të Barnave.
Në këtë ceremoni përveç ministrit Uran Ismaili ishin edhe zyrtarë e kandidatë të PDK-së në krye me shefin e tyre Kadri Veseli.
Ndërkaq pas këtij tubimi, i cili më shumë ngjau si elektoral, drejtorët e klinikave të QKUK-së i vërshuan kafiteritë e sheshit. Shumë prej tyre u ulën bashkë për të pirë kafenë e mëngjesit. /Gazeta Shneta/