Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sulmohet mjeku në sallë, familjarëve u tha se foshnja kishte vdekur

Lajme 24/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

E kishin një paciente në sallën e  lindjes, të cilës po i asistonin për ta sjellë në jetë një foshnje. Por, në kohën kur mjekët e Spitalit rajonal të Gjilanit po e bënin punën e tyre, në sallë u hynë disa ‘mysafirë’ që përdorën dhunën

Familja e gruas që po e kryente lindjen e ka sulmuar gjinekologun gjilanas Vaxhid Thaqin. Por, e gjithë kjo ngjarje e rëndë ndodhi pas një informate të rreme që e kishin marrë familjarët e gruas, që po qëndronin jashtë sallës së gjinekologjisë së Gjilanit.

Ata menduan se foshnja iu vdiq dhe në atë mënyrë hynë në sallë të revoltuar në kohën kur po kryhej lindja. Sulmuan mjekun Thaqi si dhe i thyen disa dritare të sallës së lindjes. Por, lajmi që familjarët e kishin marrë për vdekjen e foshnjës, nuk kishte qenë i saktë.

Lajmin  për gjithë këtë ngjarje e ka konfirmuar për Express edhe drejtori i spitalit rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu.

Ai ka deklaruar se gjendja shëndetësore e nënës dhe e foshnjës është stabile dhe se e gjithë ngjarja kishte ndodhur pas një keqkuptimi.

“Ka ndodhur një keqkuptim. Familjarët gabimisht nga dikush ishin njoftuar se u kishte vdekur foshnja derisa nëna po qëndronte në sallën e lindjes. Është sulmuar një mjek. Mirëpo gjendja shëndetësore e nënës dhe foshnjës është stabile”, i tha Expressit drejtori i spitalit.

E me rastin tashmë është duke u marrë edhe policia e Kosovës. Këta të fundit nga rajoni i Gjilanit deklaruan se kanë qenë në vendin e ngjarjes.

“Mund të ju konfirmojë se Policia e Kosovës, gjatë orëve të para të pasdites së sotme ka marrë informacionin për një incident në repartin e gjinekologjisë në spitalin rajonal të Gjilant. Aty sipas informacioneve të para disa familjar kishin pasur mosmarrëveshje me njërin nga mjekët. Polica po i vazhdon hetimet dhe tani gjendet në vendin e ngjarjes”, ka thënë për Epxress, zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani./GazetaExpress/

Artikulli paraprakKirurgu i QKUK-së e mësoi laparaskopinë me një pajisje artizanale
Artikulli i rradhës 6 gjëra befasuese që nuk i keni ditur për menopauzën

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.