Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy nga të helmuarit në KQZ janë gra shtatzëna, mjekët japin detaje për gjendjen e tyre

Lajme 13/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot rreth orës 11:00, disa punonjës të KQZ-së kanë marrë alergji nga votat e ardhura nga Serbia.

Ekonomia Online ka mësuar se nëntë pacientë ndodhen në Infektivë duke marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka bërë të ditur se nevojiten 24 deri në 48 orë për të vërtetuar gjendjen e shëndetit të pacientëve.

Ai ka thënë se gjendja e pacientëve është stabile dhe janë duke u bërë të gjitha analizat e nevojshme.

Gjatë ditës së sotme 26 persona dyshohet se janë helmuar në QNR nga zarfet e ardhura me vota nga Serbia.

QKU ka njoftuar se nga nëntë pacientet janë shtatzënë. Ndërkohë gjendja shëndetësore e të gjitha këtyre pacienteve sipas QKUK’së raportohet të jetë stabile, shkruan Express.

“Në ora,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femrore, dy prej tyre shtatzënë, me  kruarje të duarve të intenzitetit të ultë.  Dy nga to kanë patur edhe vjellje.  Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, deklarohen për Express, zyrtarë ngta zyra e drejtorit të SHsKUK’së.

Sipas tyre pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfave brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese.

“Ekipa kujdestare e Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i spitalizuar dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore.  Konziliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të pacientëve të spitalizuar.

Ndërkohë salla ku janë këto zarfe për momentin është e mbyllur. Në vendin e ngjarjes pritet që të arrijnë ekipet e posaçme me të policisë së Kosovës për t;u futur brenda sallës ku gjenden këto zarfe.

Policia për momentin nuk po e lejojnë asnjë zyrtarë e as qytetar t’i afrohet qendrës së votimit.

Artikulli paraprakJa pse të gjitha gratë me kancer të gjirit duhet të bëjnë një test gjenetik
Artikulli i rradhës Fekondimi artificial: Gjëra që të gjithë duhet t’i dijnë

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.