Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë ka realizuar një vizitë studimore në Shqipëri.
Kryeinspektori Dr. Shaban Osmanaj ka njoftuar se gjatë kësaj vizite kanë takuar disa institucione, përfshirë Urdhrin e Farmacistit të Shqipërisë dhe Inspektoratin Shëndetësor.
Njoftimi i plotë:
Inspektorati Farmaceutik i Kosovës me sukses përfundon vizitën studimore në disa institucione farmaceutike shëndetësor në Tiranë.
Në kuadër të ngritjes profesionale si dhe vendosjes së kontaktëve me institucionet si motra monitoruese në fushën e farmaceutikës/shëndetësisë, nga data 22 deri me datë 25 Tetor 2019, zyrtar nga Inspektorati Farmaceutik i Kosovës kanë zhvilluar një vizitë studimore në fushen e mostrimit të produktit mjekësor gjatë proçesit të prodhimit, që nga faza e mostrimit deri tek produkti final për analizë labaratorike.
Po ashtu gjatë kësaj kohe janë kontaktuar veq e veq, si dhe vendosur kontakte me përfaqesues të Urdhërit të Farmacistit të Shqipëris, dhe përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Shqipëris, ku u diskutua mbi situaten aktuale dhe problematika të sistemit farmaceutik dhe u panë mundësit e bashkepunimit midis institucioneve si motra, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe informatave në ruajtje të shëndetit të popullatës!




