Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kombinimi hurma arabe dhe qumështi grumbulli i vitaminave që i duhen çdo organizmi

Jetë 27/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fortë dhe mendjen e mprehtë.

Hurmat e arabisë kanë vlera të larta shëruese por të kombinuara në një kurë me qumësht fuqia e tyre në mbrojtje të shëndetit bëhet e jashtëzakonshme.

Më poshtë, do të mësoni nga AgroWeb.org një kurë të thjeshtë në përgatitje por fantastike dhe mirëbërëse për gjithë trupin dhe si ta përgatisni atë në shtëpi.

Këtë kurë mund ta përgatisni dhe ta konsumoni çdo ditë duke përfituar maksimalisht vlera ushqyese dhe një organizëm të shëndetshëm gjithashtu.

Përfitimet shëndetësore të kurës me hurma arabie dhe qumësht

Hurmat e arabisë përbajnë disa lloje sheqernash të cilat nuk kanë nevojë të treten pasi përthithen menjëherë nga gjaku dhe transferohen tek muskujt dhe truri duke ndihmuar ndërkohë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Të kombinuara me qumësht, ato i japin trupit energji duke ndihmuar në mirëfunksionimin e të gjitha organeve të trupit.

Sipas studimeve të cilave i referohet, një gotë qumësht me hurma arabie çdo ditë i dhuron trupit të gjitha vlerat ushqyese si hekur, fosfor, kalium, zink, magnez, vitaminë A,D dhe C dhe mbron organizmin nga ushqimet e dëmshme apo të pa shëndetshme.

Kjo kurë ndihmon në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, sistemit nervor, veshkave, ndihmon konstipacionin, mbron kockat duke parandaluar dobësimin e tyre, forcon sistemin imuntar dhe ndihmon mëlçinë të pastrohet nga toksinat.

Për Aneminë dhe Zemrën

Sipas të dhënave, qumështi dhe hurmat e arabisë ndihmojnë organizmin të luftojë aneminë.

Kjo kurë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në zhbllokimin e arterieve duke mbrojtur zemrën.

Hurmat e arabisë bashkë me qumështin shndërrrohen në një agjent të fuqishëm kundër virozave, baktereve dhe infeksioneve ndërsa ndikojnë në forcimin e muskujve dhe kyçeve gjithashtu.

Forcon Shikimin dhe Dëgjimin

Konsumimi i qumështit me hurma arabie përmirëson nivelin e shikimit duke forcuar në tërësi shëndetin e syve.

Gjithashtu kjo kurë ndihmon në shëndetin e veshëve, forcon dëgjimin si dhe sistemin nervor në tërësi.

Redukton stresin dhe irritimet dhe dhuron qetësi shpirtërore dhe mendore.

Falë vlerave të larta ushqyese, qumështi me hurma arabie ndihmon edhe në forcimin e dhëmbëve gjithashtu.

Përgatitja e kurës më qumësht dhe hurma arabie

Pastroni me ujë të rrjedhshëm 7 hurma arabie. Largojini bërthamën dhe pjesën e tulit priteni në dy pjesë

Kalojini në mikser dhe më pas shtoni një gotë me qumësht. Kalojini sërish në mikser derisa masa të njëtrajtësohet. Më pas hidheni në një gotë dhe pijeni menjëherë.

Mund ta pini çdo ditë herët në mëngjes por edhe gjatë ditës apo në mbrëmje.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Artikulli paraprakÇfarë ndodhë me fshikëzen e urinës kur ajo humb kontrollin
Artikulli i rradhës Sëmundja që ka fëmija nëse tregon se ka dhimbje tek pjesa e kërthizës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.