Dr. Alija Iljazi, internist – pulmolog, ka folur për karrierën e tij në një intervistë për Tv Syrivision.
Iljazi e ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1973 me sukses të shkëlqyer për 4 vjet e 8 muaj, gjë që ishte një rekord për kohën dhe ishte shpërblyer me medalje të artë.
Mjeku ishte kthyer në Gjakovë më pas për të punuar për tre vite si mjek i përgjithshëm në ambulantën kryesore së bashku me të ndjerin Dr. Tefik Lleshi.
“Ka qenë një punë intensive sepse deri në ora 2 kemi punuar në ambulantë e pastaj nëpër fshatra. Ka qenë entuziazëm për të ndihmuar popullin”, thotë Ilazi.
Më vonë ai ishte kthyer sërish në Sarajevë për të kryer specializimin deri në vitin 1979. Pasi ishte hapur Dispanseri i Punës ku kishte filluar punën me aparatura të sofistikuara ku kryheshin analiza për të gjithë rajonin e Dukagjinit. Poashtu gjatë punës në këtë dispenser Iljazi kishte kryer edhe disa punime shkencore të cilat ishin prezantuar në kongrese në ish-Jugosllavi.
“Aparatura na mundësoi që të bënim punime shkencore dhe pas disa punimeve, nevojiteshin minimum 10 sosh, dorëzoheshin në ish-sekretariatin e shëndetësisë dhe pas dorëzimit të tyre mora titullin Primariusi më i ri në Kosovë në moshën 37-vjeçare”, ka treguar Iljazi.
Më poshtë ndiqni intervistën e plotë ku Iljazi flet për temat e punimeve shkencore si dhe përvojën e tij të gjatë në shërbim të pacientëve. /Gazeta Shneta/