Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekja rrëfen pse iki nga Shqipëria dhe përvojën e saj në Gjermani

Lajme 11/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Marsela Ceno, kirurge nga Shqipëria, ka rrëfyer për jetën e saj personale dhe profesionale. Ajo ka shkuar në Gjermani pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë në 2010.

Doktoresha Ceno rrëfen si përfundoi në Gjermani dhe përvojën e saj në këtë vend. Lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Në fillim vendosa ta provoj në Shqipëri të kandidoja për specializim. Nuk funksionoi ndaj ndava mendjen të shkoja në Gjermani. Ishim një grup prej 26 vetash që mbaruam studimet në 2010. Gjysma, pra 13, jemi në Gjermani.

Por pikërsht mbyllja e derës në vendin e vet përkoi me thirrje nga ana e Gjermanisë për mjekë. Tani punoj si mjeke kirurge në Baden-Baden.

Paralelisht me gjuhën konvertoi diplomën e mjekësisë. Në shkurt të këtij viti themeloi Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani. Dhe aktualisht po punojnë për të ngritur degë në 16 lëndët e Gjermanisë.

Po të organizohemi rritim reputacionin tonë. dhe në të ardhmen të kthejmë vëmendjen e gjermanëve drejt vendit tonë. Nuk mund të thotë se sa mjekë bëjnë pjesë në shoqatë, pasi janë në krijim e sipër.

Sipas Dhomës Federale të Mjekëve në Berlin janë rreth 680 mjekë shqiptarë të Shqipërisë deri në dhjetor të 2018. Po të shtojmë edhe ata që po procedojnë janë rreth 800 mjekë shqiptarë në Gjermani.

Krahas specializimit që zgjati 6 vjet kreu edhe doktoraturë 3 vjeçare për një teknike të re kirurgjikale. 33 vjeçarja numëron rreth 850 operacione si gjatë specializimit edhe pas tij.

Unë nuk eca këtu, pasi nuk pata njohjet e duhura apo pagesën për të marrë vendin e specializimit. Në Shqipëri ka pak spitale që te japin mundësinë e specializimit, ndërsa në Gjermani e kanë të gjitha. Edhe ata mjekë nga brezi ynë që bënë specializimin në Shqipëri po vijnë në Gjermani.

Rruga e suksesit nuk ishte e shtruar me trëndafila. Në fillim haste paragjykimet e kolegëve gjermanë, por për pak kohë. Një kolege më tha: “Po ju vini nga xhungla”. Një koleg thoshte se, kur fluturonte mbi Shqipëri nuk kishte drita, gruaja e tij më pyeste: A keni lavatriçe?

Pagesa e një kirurgu është tek 7 00 mijë lekë të vjetra, ndërsa në Gjermani që në vitin e parë të specializimit personi merr pagesë prej 3800 eurosh.

Si mjek i specializuar paga pëson vazhdimisht rritje. Një mjeku si unë i shkon deri në 7000 eruo rroga. Nuk do bëja asgjë ndryshe. Ndoshta do kisha marre vendimin për të shkuar më shpejt në Gjermani e të mos humbisja 2 vjet që humba këtu duke pritur një mundësi nga sistemi shqiptar.

Artikulli paraprakPolicia po heton rastin e 15-vjeçares shtatzënë, familja thotë se u martua me dëshirë
Artikulli i rradhës Gjinekologu Mukwege në Prishtinë flet për mungesën e drejtësisë për gratë e dhunuara

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.