Në moshën 2-vjeçare, shumica e fëmijëve kanë filluar të flasin. Ka një sërë fjalësh që ata përdorin në këtë moshë, por sugjerohet që ata të përdorin të paktën 50 fjalë.
Gjithësesi studimi nga Leslie Rescorla, Ph.D., ka listuar 25 fjalët më të zakonshme që duhet të thotë një fëmijë 2-vjeçar shkruan Parents, përcjell GazetaShneta.
Ato janë:
Mami
Babi
Bebi
Qumësht
Lëng
Mirëdita (ose fjalë tjetër përshëndetëse)
Mirupafshim
Po
Jo
Qen
Mace
Top
Hundë
Sy
Banane
Biskotë
Makinë
Faleminderit
E nxehtë
Dush/Banjë
Këpucë
Kapele
Libër
Prapë
Mbaroi
Duhet specifikuar që këto janë fjalët bazike që shpesh përdoren nga fëmijët ndërsa ata ndërveprojnë me fëmijë të tjerë. Ndaj, nëse fëmija juaj dy vjeçar nuk i përdor këto fjalë në rutina të caktuara, mbase duhet të konsultoheni me një pediatër.
Ka shumë arsye pse fëmija juaj nuk arrin të zhvillojë gjuhën normalisht (mund të jetë problem dëgjimi, problem në mekanikën e të folurit, shenja të hershme të problemeve të të nxënurit apo autizmit) ose mund të ndodhë që fëmijës suaj i vijnë të gjitha këto fjalë menjëherë.
Gjithësesi, kjo është mosha ku duhen bërë vlerësime dhe nëse ka diçka që nuk shkon duhet të mendohet për ndërhyrjen e duhur. Sa më herët fillon ndërhyrja, aq më shumë ndihmohet fëmija. /GazetaShneta/