Modernizimi i mjekësisë në botë nënkupton aftësinë e profesionistëve për të përdorur teknologjinë e avancuar mjekësor për trajtimin e pacientëve me metoda minimale invazive dhe rreziqet shumë të vogla për komplikime.
Këto metoda bashkëkohore të cilat i mundëson teknologjia, mundësojnë më shumë siguri për specialistët, por përmirësojnë edhe jetën e pacientëve duke ulur dukshëm kohën e rikuperimit. Ky modernizim ka përfshirë edhe vendin tonë fal profesionistëve që investojnë në teknologji si dhe edukim e trajnim për përdorimin e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Një prej këtyre metodave është përdorimi i morcelatorit, i cili është një instrument kirurgjik që përdoret për copëtimin dhe heqjen e masave të mëdha të indeve gjatë operacioneve laparaskopike.
Një rast i suksesshëm i përdorimit të morcelatorit është realizuar në “European Clinic” në Gjakovë nga gjinekologia Dr. Aida Kumnova. Më poshtë sjellim një video të këtij intervenimi të sofistikuar me anë të endoskopisë moderne tek një paciente.
“Në video shihet një intervenim me morcelator duke u bërë largimi i polipit endometrial me një sasi minimale të gjakderdhjes dhe me rrezikshmëri minimale për pacieten. Kjo është metoda më e mirë e zgjidhjes së patologjive të mitrës. Jo vetëm patologjive të sterilitetit por edhe të menopauzës të cilat janë të shumta. Përvoja shumëvjeçare e endoskopisë në ‘European Clinic’ e sjellë Truclear Morcelator për të mirën e pacientit dhe suksesin e sigurinë në punën tonë”, thuhet në njoftimin e klinikës. /Gazeta Shneta/