Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Katër shenjat që paralajmërojnë probleme me funksionimin e veshkave

Jetë 08/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në sekretimin e hormoneve të caktuara dhe rregullojmë tensionin e gjakut dhe filtrojnë toksinat e ndryshme që hyjnë në organizëm

Veshkat janë dy organe çift në formën e kokrrave të fasules të vendosura në dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë zgavrës abdominale. Në brendësi të secilës veshkë gjenden rreth një milion nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut.

Sipas ‘”American Kidney Fund” sëmundja e veshkave është sëmundja e nëntë më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, cilat janë shenjat që paralajmërojnë probleme me funksionimin e veshkave:

Urina juaj ka një erë më të çuditshme se zakonisht: Aroma e urinës varet nga faktorë të ndryshëm si për shembull regjimi ushqimor ose aktiviteti fizik, por nëse veshkat tuaja nuk po kryejnë ashtu siç duhet funksionin e tyre filtrues me siguri do të vini re që urina mban një erë të çuditshme.

Ndryshime në ngjyrën e urinës: Tek personat e shëndetshëm, urina ka në përgjithësi ngjyrë të verdhë të lehtë. Sa më shumë të hidratoheni, aq më e zbehtë është ngjyra e saj. Çdo ndryshim i theksuar i ngjyrës së urinës tregon se trupi juaj nuk po merr sasinë e duhur të ujit dhe mund të jetë paralajmërim për gjendje shëndetësore të ndryshme, lexoni çfarë tregon ngjyra e urinë për shëndetin.

Dhimbje barku: Dhimbja e barkut mund të jetë shenjë paralajmëruese e shumë problemeve shëndetësore, përfshirë edhe veshkat. Në rast se dhimbja ju shkaktohet nga veshkat do të ndjeni një lloj therjeje kryesisht në skajet e barkut, si dhe mbrapa.

Shpeshtësia e urinimit: Sasia e ujit që konsumoni ndikon drejtpërdrejt në shpeshtinë e urinimit. Por, problemet me veshkat janë shkaktare të ndryshimeve të këtij procesi: kur jeni të prekur nga oliguria urinoni më rrallë se normalja, ndërsa kur vuani nga poliuria urinoni më shpesh se zakonisht. /Telegrafi/

Artikulli paraprakMe anë të kësaj forme të llogaritjes ju mund të zbuloni kur e keni datën e lindjes
Artikulli i rradhës Përdorimi i aromatizuesve në shtëpi i barabartë me konsumimin e 20 cigareve në ditë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.