Deputeti i LDK-së Arben Gashi ka deklaruar se gjatë negociatave, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar të marr ministrinë e Shëndetësisë.
“Kanë kërkuar ministrinë e shëndetësisë pasi kanë vlerësuar se me këtë ministri do të realizojnë programin e tyre dhe ne ia kemi lënë”, ka deklaruar Gashi në RTV Dukagjini.
Deputeti i LDK-së nuk ka treguar nëse pritet të arritet një marrëveshje e shpejt për të formuar qeverinë. Ai ka thënë se bisedimet mund të zgjasin deri më 26 dhjetor. /Gazeta Shneta/