Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kallëzim penal për dhënien me koncesion të sterilizimit në Shqipëri

Lajme 23/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Nisma Thurje ka dorëzuar sot pranë SPAK, Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kallëzim penal për disa zyrtarë të lartë, që siç bëjnë me dije janë të përfshirë në procesin e dhënies me koncesion të procesit të sterilizimit.

“Mendojmë se duhet hetuar edhe nëse mënyra se si është parashikuar paketimi i seteve në kontratë ka ndikuar në rritjen artificiale të seteve të përdorura. Shumë mjekë kanë ngritur shqetësimin se ndarja e seteve nuk i përshtatet mirë diversitetit të nevojave të operacionit, dhe shpesh i detyron ata të hapin disa sete të sterilizuara vetëm për një instrument kirurgjikal, çka mund të jetë jo efiçente, duke krijuar kosto të panevojshme për buxhetin e shtetit.

Dyshojmë se ky planifikim jo i mirë ka ndikuar që vetëm në katër vitet e para shteti të paguajë 36 milion euro mbi vlerën fillestare të parashikuar në kontratë. Nëse rritja vazhdon me këto ritme në përfundim të kontratës vlera e saj mund të rritet deri në 70% mbi vlerën fillestare, pa kaluar asnjë procedurë kontrolli apo rishqyrtimi”, thuhet ndër të tjera në padi.

“Kemi dyshime të logjikshme se ka elementë që nuk shkojnë në këtë kontratë. Ne i kërkojmë SPAK të fillojë hetimin që nga ish-ministri Beqaj dhe te të gjithë zyrtarët e tjerë, të përfshirë në këtë aferë, që në këndvështrimin tonë ka arsye për të parë se ka dëmtuar buxhetin e shtetit. Ne nuk jemi vend i varfër, por i vjedhur, pasi në 30 vite nuk është ndëshkuar askush. Zyrtarët kanë abuzuar me qytetarët, kanë pas institucione, që ndëshkonin vetëm shqiptarët, por jo ata. Sot kemi ardhur për t’i kërkuar prokurorisë që ta justifikojë besimin tonë”, tha Endri Shabani nga Nisma. /top-channel

Artikulli paraprakPërurimi i tretë në Neurologji, Stroke Center nis punën me pajisjet e dhuruara nga Japonia
Artikulli i rradhës Mësoni simptomat dhe trajtimin e anemisë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.