Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përurimi i tretë në Neurologji, Stroke Center nis punën me pajisjet e dhuruara nga Japonia

Lajme 23/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Neurologjisë në QKUK është përuruar ‘Stroke Center’ ku do të bëhet trajtimi i pacientëve me sulm në tru. Ky është përurimi i tretë nga ministri Ismaili.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Uran Ismaili ka përuruar qendrën e parë nacionale që trajton sulmin në tru, në Klinikën e rinovuar të Neurologjisë.  I gjithë investimi në këtë klinikë ka kushtuar rreth 200 mijë euro, kurse pajisjet 1.1 milion euro janë donacion nga qeveria e Japonisë.

Ismaili tha se me hapjen e kësaj qendre po krijohen kushte që të shpëtohen qytetarët nga vdekja, paraliza dhe shpenzimet e larta financiare. “Është një datë e rëndësishme për pacientët në Kosovë. Duke e ditur se sulmi në tru shkakton vdekje dhe invaliditet të lartë. Por edhe ka pasur nevojë që të kemi një qendër që mund të reagojë në orët e para. E shohim një hapësirë moderne me aparaturë moderne dhe mjekët të përgatitur”.

“Kemi një qendër e cila do të shpëtojë jetë dhe njëkohësisht do të shpëtojë edhe xhepin e pacientëve. Pas shërbimit 24 orësh për trajtimin e zemrës, si shkaktari kryesor i vdekjeve. Me hapjen e Qendrës së parë Nacionale në Kosovë për trajtimin e sulmeve në tru, po krijojmë kushte të trajtojmë edhe shkaktarin e dytë kryesor të vdekjeve në vend”, tha Ismaili.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu theksoi se në klinikën e përuruar do të kryhet trajtimi i infarktit të trurin me metoda moderne.

“Është një datë historike për shëndetësinë kosovare. Do të bëhet trajtimit i infarktit në tru me metoda inovazive ashtu siç ka qenë projekt nacional trajtimi i infarktit në zemër. Është i mirë pritur e sidomos për pacientët. Në orët e para do të mund të shpëtohen jetë dhe largim nga invaliditeti. Kemi pasur shumë pacientë që janë mbajtës të familjeve”.

“Pacientët që janë në fazën më të re mund të vijnë të në orët e para dhe funksionin në klinikën e neurologjisë. Kemi ekipin dhe stafin e përgatitur pasi janë trajnuar në Kroaci dhe tani mund të zbatojnë në QKUK”, tha ai.

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala, falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë për investimin në këtë klinikë e cila do të shpëtojë jetët e pacientëve, raporton EO.

“Sot përurohet renovimi i hapësirave jashtë spitalore të Neurologjisë ku është edhe një pjesë e Radiologjisë. Falënderoj ministrinë për këtë investim dhe punën e palodhshme. Këto hapësira do të mundësojnë benefite për pacientët”, tha ai.

Në Kosovë 1200 deri në 1300 pacientë shtrohen brenda një viti nga disa lloje të sulmit në tru. Shkalla e vdekshmërisë prej sulmeve në tru është e madhe, mund të shkojë deri në 40 për qind. Në Kosovë vdesin rreth 500 persona në vit nga sulmet në tru. /ekonomiaonline

Artikulli paraprakRrëfimi për Amarisin e vogël që lindi vetëm 690 gram
Artikulli i rradhës Kallëzim penal për dhënien me koncesion të sterilizimit në Shqipëri

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.