Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Doktoresha Kelmendi, tregon arsyjet pse zgjodhi të vazhdojë profesionin e saj në Gjermani

Lajme 19/01/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë të rinjë në vitin që lamë pas zgjodhën si destinacion për një të ardhme sa më të mirë Gjermaninë.

Ishte pikërisht viti 2019, ai që qindra të rinj, veçmas infermierë e doktorë, ia mësyjnë Gjermanisë, ndonëse ky trend rritej nga muaji në muaj, kjo nuk përbënte edhe shumë shqetësim për politikanët tanë.

E në anën tjetër, mungesa e doktorëve e infermierëve sa shkon duke u rritur ne institucionet shëndetësore.

Edhe Ariana Kelmendi, nga komuna e Skenderajt, ka pasur fatin të punësohet në një klinikë në Gjermani, ndonëse kur nisi të studionte mjekësinë nuk e kishte menduar një gjë të tillë.

“Kam përfunduar Mjekësinë e Përgjithshme në Universitetin Publik në Prishtinë. Ka dy vite që punoj si doktoreshë në një Klinikë Gjermane në Repartin e Internos. Vendimi për të ardhë këtu nuk ka qenë edhe aq i vështirë, pasi që jam parapërgatit afër një vit para se mu shpërngul në Gjermani.

Ndoshta për shkak të parapërgatitjes që e kam bërë në Kosovë, pritja nga kolegët ka qenë shumë e pranueshme”.

Ndonëse të gjithë familjen e ka në Kosovë, Ariana për Indeksonline thotë se është skeptike nëse do të kthehej në vendlindje për të kontribuar në fushën e mjekësisë, të paktën jo në një të ardhme të afërt.

“Sa i përket mu kthy në Kosovë është shumë herët me jep përgjigje konkrete, në një të ardhme pak më të largët ndoshta. Stili i jetesës dallon nga ai në Kosovë që e kam bërë, rutina ditore është më e planifikuar këtu. Me pagë, gjithashtu, po jam e kënaqur”.

Doktoresha nuk dëshiroi ta komentonte shëndetësinë në Kosovë, por që thotë se me aq sa ka parë ka shumë deficite.

“Për shëndetësinë në Kosovë s’muj me jep ndonjë përgjigje definitive pasi që s’kam punuar si doktoreshë. Ama sigurt që ka shumë deficite në të gjitha aspektet, si ato organizative sa i përket ngritjes profesionale, ashtu edhe ato financiare”.

Ndryshe, thuhet se 95 për qind e studentëve po mësojnë gjermanisht dhe synojnë të shkojnë në Gjermani, një alarm ky që shumë shpejtë Kosova do të përballet me një mungesë akute në staf mjekësor.

Ndërsa në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, kërkesat për çertifikata nga studentë të shkuar dhe aktualë që po kërkojnë të emigrojnë po kalon përmast normale

Gjermania aktualisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij shteti, ka nevojë për rreth 70 mijë mjekë dhe infermierë më shumë nga 500 mijë që ka aktualisht./reporteri.net

Artikulli paraprakLaparoskopia për trajtimin e infertilitetit: Çfarë duhet të dini
Artikulli i rradhës Dhimbja e këmbëve gjatë shtatzënisë – çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.