Dy pacientë kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve në Klinikën Infektive në QKUK të moshës relativisht të re, një prej tyre femër 28-vjeçare.
Dy pacientë kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në QKUK brenda 24 orëve. Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se pacientët kanë qenë me sëmundje kronike, ndërsa kanë qenë të shtrirë në Infektivë për shkak të gripit sezonal.
Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Infektivës Dr. Lindita Ajazi-Berisha, e cila për Gazetën Shneta ka treguar edhe për gjendjen e pacientëve të tjerë.
“Mund t’ju konfirmoj se dy raste që kanë qenë në gjendje të rëndë duke u trajtuar në mjekimin intensiv, kanë ndërruar jetë. Rastet tjera janë në gjendje stabile dhe po monitorohen nga ekipet e mjekëve”, ka deklaruar Ajazi-Berisha.
Pas këtyre dy rasteve, numri i të vdekurve nga gripit sezonal në Kosovë ka shkuar në 4.
Vdekja e pacientëve nga gripi ndodh në kohën kur bota po përballet me kërcënimin serioz të koronavirusit, i cili deri më tani ka marr mbi 130 jetë në Kinë ndërsa janë sëmurë mijëra të tjerë. /Gazeta Shneta/