Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, kanë konfirmuar sot arritjen e koalicionit.
Kurti dhe Mustafa janë paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës në një konferencë për media, ku kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshjen për qeverisje në 4 vitet e ardhshme.
Kurti ka deklaruar se janë marr vesh që të formojnë qeverinë me 15 ministri, nga 12 sa kishin deklaruar në fillim. Ai ka thënë se numri është rritur për shkak të organizimit më të mirë të qeverisjes.
Mustafa ka thënë se për çështjen e presidentit janë dakorduar se do të merren vesh më vonë, ndërsa ka deklaruar se nesër në seancë VV do të propozojë kandidatin për kryetar të kuvendit nga radhët e LDK-së.
Arritja e marrëveshjes ndërmjet LVV-së dhe LDK-së vjen pas më shumë se tre muaj përpjekje që nga mbajtja e zgjedhjeve më 6 tetor të vitit të kaluar. /Gazeta Shneta/