Gjëndrat e ‘Bartholinit’ janë të vendosura në hyrje të vaginës së një gruaje, një në çdo anë. Ato janë të vogla dhe nuk mund të shihen apo të ndihen kur janë normale. Funksioni i tyre është të sekretojnë fludie mbi sipërfaqen mukozale në labia. Për këtë problem mund të kërkoni ndihmë edhe tek ‘European Clinic Kosova’
Kisti i ‘Bartholinit’ zhvillohet kur gjëndra e ‘Bartholinit’ në kanalin e daljes bllokohet. Lëngu që prodhohet nga gjëndrat akumulohet, duke ndikuar që gjëndra të mbushet (fryhet) dhe kështu formon kistin. Kur kisti infektohet atëherë krijohet abcesi.
Kisti i ‘Bartholinit’ shkakton ënjtje në labia në njërën anë, afër hyrjes në vaginë. Një kist zakonisht nuk shkakton dhimbje, dhe dhimbja sinjalizuese sugjeron se abcesi është zhvilluar. Megjithatë, kistet e mëdha mund të jenë me dhimbje, thjesht për shkak të madhësisë së tyre.
Shkaktohet edhe dhimbje përveç ënjtjes. Zona e fryrë është jashtëzakonisht e butë dhe lëkura është e skuqur. Ecja dhe qëndrimi ulur mund të jenë të shoqëruara me dhimbje, shkarkimet vaginale mund të jenë të pranishme.
Me zbulimin e këtyre simptomave menjëherë kërkoni ndihmë nga gjinekologu për të konfirmuar diagnozën e saktë dhe për të marr rekomandimet e nevojshme për trajtim. Mjeku do të kryej një ekzaminium standard të organeve të jashtme dhe të organeve të brendshme të sistemit riprodhues.
Shkarkimi nga gjëndra e ‘Bartholinit’ e dërguar për analiza për të përcaktuar shkaktarët e inflamacionit. Hulumtimi do të ndihmojë në eliminimin e simptomave të HIV, sifilizit dhe të caktojë trajtimin e duhur të pacienties.
Për këtë problem mund të kërkoni ndihmë edhe tek ‘European Clinic Kosova’ në Gjakovë. /Gazeta Shneta/