Koronavirusi i ri i emëruar nga OBSH me emrin “Covid-19”, deri më tani ka marr jetën e 1100 personave në Kinë.
Autoritetet kineze kanë konfirmuar deri më tani mbi 45 mijë të prekur nga sëmundja, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkohë Japonia po vazhdon të përballet me situatën e vështirë me anijen ku janë ngujuar rreth 3700 persona, 175 prej të cilëve deri më tani janë konfirmuar me koronavirusin.
Gjendja me këtë virus është alarmuar në gjith botën dhe OBSH e ka shpallur urgjencë globale, ndërkaq Bashkimi Evropian ka kërkuar të ndërmerren masa për parandalimin e sëmundjes. /Gazeta Shneta/