Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandali me kontrastin, Këshilli i Mediave e hedh poshtë ankesën e Gjikollit për shkak të fakteve dhe interesit të lartë publik

Lajme 12/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për shkak të publikimit të fakteve dhe interesit të lart publik që lidhet me shëndetin e qytetarëve, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës e ka hedhur poshtë ankesën e drejtorit të Radiologjisë Bujar Gjikolli ndaj Gazetës Shneta. Por QKUK ende nuk ka marr asnjë masë lidhur me këtë situatë.

Në dhjetor të vitit të kaluar Gazeta Shneta pati raportuar për një skandal në Klinikën e Radiologjisë në QKUK. Drejtori i kësaj klinike Bujar Gjikolli kishte marr një vendim për përcaktimin e principeve për aplikimin e dozës së kontrastit paramagnetik. Ky vendim rezultoi i gabuar dhe të njëjtin e ka pranuar vet Gjikolli një muaj më vonë.

Gabimin e Gjikollit e kishte alarmuar kompania “Amicus LLC”, në cilësinë e përfaqësuesit zyrtar të kompanisë “GE Healthcare”, prodhuesit të kontrastit “Clariscan”. Kjo kompani i ishte drejtuar QKUK-së me një letër ku kërkohej urgjentisht anulimi i vendimit të Gjikollit pasi i njëjti ishte gabim. Me vendimin e Gjikollit pacientëve në kabinetin e rezonancës magnetike iu injektohej kontrast përgjysmë më pak sesa duhej.

Ky gabim i Gjikollit ishte përmirësuar pas letrës së kompanisë e cila kërkonte që klinika t’i përmbahej udhëzuesit të produktit i cili ishte i miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Gazeta pati raportuar në tërësi për këtë skandal duke kërkuar sqarime nga menaxhmenti i QKUK-së dhe drejtori i Radiologjisë, por asnjëra palë nuk kishte kthyer përgjigje. Rreth një muaj më vonë, në janar të këtij viti, Gjikolli e pranoi se kishte gabuar gjatë një interviste në një media tjetër.

Ai kishte deponuar ankesë ndaj Gazetës Shneta në Këshillin e Mediave të Shkruara, por e njëjta është hedhur poshtë për shkak të fakteve të publikuara dhe interesit të lart publik pasi lidhej me shëndetin e qytetarëve.

“MShK nuk miratoi ankesën e Bujar Gjikollit kundër Gazetës Shneta lidhur me artikullin me titull “Skandal: Gabimi i Drejtorit te Radiologjisë qe mund te rrezikojë qindra Pacientë”. Informacioni që ka publikuar media dhe provat e publikuara janë të një interesi të lartë publik, meqë kemi të bëjmë më shëndetin e qytetarëve. Përmes asnjë prove ankuesi nuk arrin të dëshmojë se gazeta e ka shkelur Kodin e mediave, sa i përket raportimit të së vërtetës, kjo pasi që gazeta është bazuar në një dokument që i është drejtuar punëdhënësit të ankuesit, në lidhje me protokollin që ka urdhëruar ankuesi”, thuhet në njoftimin e KMSHK-së.

QKUK ende nuk ka marr asnjë masë lidhur me këtë situatë./Gazeta Shneta/

Skandal: Gabimi i drejtorit të Radiologjisë që mund të rrezikojë qindra pacientë

Drejtori i Radiologjisë e konfirmon skandalin e vet, e pranon gabimin me kontrastin dhe pasojat tek pacientët

Artikulli paraprakÇfarë ndodhi dje pas rrahjes së fëmijës në kopshtin ‘Cambridge’
Artikulli i rradhës Shkon në 1100 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.