Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Babai i fëmijës që u rrah në kopsht: E dëgjoja djalin duke qarë në katin e dytë

Lajme 12/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Babai i fëmijës i cili shihet duke u rrahur nga edukatorja në kopshtin ‘Cambridge Kids’, Berat Gori, ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja me të birin. Ai ka treguar se derisa shihte në kamera, e dëgjonte djalin duke qarë në katin e dytë. Ai ka treguar momentin kur ishte nervozuar shumë pasi kishte dëgjuar edukatoren duke thënë se fëmija e ka sulmuar

Video që tregon se si një mësuese e rrah një djalë në çerdhen “Cambridge Kids”, tashmë është virale. Për të rrëfyer se si ndodhi e tërë ngjarja, i ftuar të mërkurën në Frontal në T7, ishte babai i djalit që e rrahën në çerdhe, Berat Gori

“E kam vërejtur qe djali po shqetësohet natën, nuk e kam dite pse. Të thëm të drejtën video ishte krejtë rastësisht. Unë e dërgoj dhe e marr nga çerdhja djalin që disa muaj. Isha i shqetësuar për gjendjen e djalit dhe dëshirova që ti shoh disa video incizime të djalit në çerdhe.”

Gori thotë se derisa ai i shikonte videot që tashmë janë publike, e dëgjoi djalin e tij duke qajtur fuqishëm.

“Përderisa une e shoh videon, ne atë moment prej katit të dyte e kam degju tu qajte me zë dhe fuqishëm. Pra teksa po e shikoja videon e dëgjoja djalin duke qajtur. Në ato momente zbret prej liftit personi ne fjalë, dhe vjen me pretekstin se djali im e ka sulmu atë i pari me kokë. Isha shume i nervozuar ne ato momente, por prita deri sa organet të merren me rastin”, ka thënë ai.

Më tej Gori tregoi se videon e ka shpërndarë gruaja e tij, e cila madje nuk ka mundur as ta shikojë atë video.

“Bashkëshortja e ka shumë më rëndë. I kam dërguar foto që është mirë dhe nuk ke nevojë që të brengosesh. Ajo për shkak te gjendjes nuk ka mundur që ta shoh videon, por vetëm e ka shpërndarë atë në rrjete sociale menjëherë”, është shprehur ai.

Berat Gori, thotë se në videot që i ka siguruar ai shihet që djali i tij nuk është femiu i vetëm që është keqtrajtuar nga një mësuese tjetër

“E kam një video tjetër e cila per mua nuk është në rregull. Shoku i djalit tim, shkundet në nje menyre nga nje mësuese tjetër. Ajo eshte çka kam parë. Por të tjerat nuk kam pasur kohë që ti shoh” ka theksuar Gori. /express

Artikulli paraprakMamia Razije Musa reagon pas videos, e quan të natyrshëm qortimin që ia bëri fëmijës
Artikulli i rradhës Përmbledhje e metodave natyrale për të përmisuar problemet me fertilitetin tuaj

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.