Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përmbledhje e metodave natyrale për të përmisuar problemet me fertilitetin tuaj

Femina 12/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për fat të mirë, ka disa mënyra natyrale për të rritur fertilitetin tuaj dhe të mbeteni shtatzënë më shpejt.

Në fakt, ndryshimet në dietë dhe në stilin e jetës mund të ndihmojnë në rritjen e pjellorisë deri në 69% shkruan Healthline, përcjell Gazeta Shneta.

Këtu janë disa mënyra natyrale për të rritur pjellorinë dhe për të mbetur shtatzënë më shpejt.

Hani ushqime që janë të pasura me antioksidantë

Antioksidantët si folati dhe zinku mund të përmirësojnë pjellorinë si për burrat ashtu edhe për grate.

Antioksidantët ç’aktivizojnë radikalet e lira në trupin tuaj, të cilat mund të dëmtojnë si spermën ashtu dhe qelizat e vezëve.

Një studim i zhvilluar tek burrat, zbuloi se ngrënia e 75 gram arrave të pasura me antioksidant në ditë përmirësuan cilësinë e spermës.

Ushqime të tilla si frutat, perimet, arrat dhe kokrrat gruri janë të mbushura plot me antioksidantë.

Hani një mëngjes ‘më të madh’ – të mjaftueshëm

Ngrënia e një mëngjes të konsiderueshëm mund të ndihmojë gratë me probleme të fertilitetit.

Një studim zbuloi se ngrënia e një mëngjesi të madh mund të përmirësojë efektet hormonale të sindromës së vezores policistike, një shkak kryesor i infertilitetit.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se rritja e madhësisë së mëngjesit tuaj pa zvogëluar madhësinë e vaktit tuaj në mbrëmje ka të ngjarë të çojë në shtim në peshë.

Shmangni yndyrnat ‘trans’

Ushqimi i yndyrës së shëndetshme çdo ditë është i rëndësishëm për rritjen e pjellorisë.

Sidoqoftë, yndyrnat trans shoqërohen me një rrezik të shtuar të infertilitetit ovulator, për shkak të efekteve të tyre negative në ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Yndyrnat trans zakonisht gjenden në vajrat vegjetarianë të hidrogjenizuar dhe zakonisht janë të pranishme në disa margarina, dhe ushqime të skuqura.

Zgjedhja e yndyrave trans në vend të yndyrnave të pangopura mund të rrisë rrezikun e infertilitetit ovulator me 31%.

Hani më shumë fibra

Fibra ndihmon trupin tuaj të heqë qafe hormonet e tepërta dhe mban sheqerin në gjak të ekuilibruar.

Disa shembuj të ushqimeve me fibra të lartë janë drithërat, frutat, perimet dhe fasulet.

Një studim zbuloi se ngrënia e 10 gramit më shumë fibër drithëra në ditë shoqërohej me një rrezik më të ulët të infertilitetit ovulativ 44% te gratë mbi moshën 32 vjece.

Përdorimi i multivitaminave

Gratë që marrin multivitamina mund të kenë më pak të ngjarë të pësojnë infertilitet ovulator.

Në fakt, rreth 20% e infertilitetit ovulator mund të shmanget nëse gratë konsumojnë tri ose më shumë multivitaminë në javë.

Një studim tjetër zbuloi se një shtesë diete duke përfshirë çaj jeshil, vitaminë E dhe vitaminë B6, ka përmirësuar shanset e konceptimit.

Aktivizohuni përmes ushtrimeve

Ushtrimi ka shumë përfitime për shëndetin tuaj, përfshirë pjellorinë e rritur.

Studimi i grupit ‘Shëndetit II i infermierëve’ zbuloi se çdo orë në javë ushtrimesh shoqërohej me një rrezik prej 5% më të ulët të infertilitetit.

Për gratë mbipeshe, si aktiviteti fizik i moderuar, ashtu edhe intensiv, së bashku me humbjen e peshës, patën një efekt pozitiv në pjellorinë.

Largoni kafeinën

Kafeina mund të ndikojë negativisht në pjellorinë e femrës.

Një studim sugjeron që gratë që konsumojnë mbi 500 mg kafeinë në ditë marrin më shumë se 9.5 muaj për të mbetur shtatzënë.

Një konsum i lartë i kafeinës para shtatzënisë është gjithashtu i lidhur me një rrezik të rritur të abortit.

Rritja e konsumit ndaj hekurit

Konsumimi i shtojcave të hekurit, i cili vjen nga ushqime me bazë bimore, mund të ulë rrezikun e infertilitetit ovulator.

Një studim vëzhgues, përfshirë 438 gra zbuloi se marrja e shtesave të hekurit ishte e lidhur me një rrezik prej 40% më të ulët të infertilitetit ovulator. /Gazeta Shneta /

 

Artikulli paraprakBabai i fëmijës që u rrah në kopsht: E dëgjoja djalin duke qarë në katin e dytë
Artikulli i rradhës Pse foshnjet kanë kocka më shumë sesa të rriturit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.